Refuzoi zgjatjen e kontratës së Aleat. Qeveria, kontratë shtesë për koncesionin e pullave fiskale

Refuzoi zgjatjen e kontratës së Aleat. Qeveria, kontratë shtesë për koncesionin e pullave fiskale

Qeveria ka vendosur zgjatjen e koncesionit të pullave fiskale. Me një vendim të datës së sotme, qeveria ka miratuar kontratën shtesë për ndryshimin e kontratës së koncesionit mes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe shoqërive “SICPA SECURITY SOLUTIONS” dhe SICPA SECURITY SOLUTIONS ALBANIA”. Këto dy të fundit do të vijojnë të ofrojnë sistemin për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave.

Koncesioni në fjalë është miratuar në vitin 2012 nga qeveria “Berisha”.

Në vitin 2021, një grup pune me ekspertë të Ministrisë dhe Avokaturës së Shtetit përcaktuan se data efektive e fillimit të koncesionit ishte 6 shkurt 2013, data e përfundimit 6 shkurt 2023 dhe periudha e daljes së koncesionit 6 gusht 2022.

Data efektive e fillimit të koncesionit ka qenë për shumë kohë ngërçi i kontratës së parë koncesionare. “Sicpa Security Solutions Albania” ka kërkuar shtyrjen me 10 vite të kontratës, kërkesë që tashmë rezulton e pranuar nga qeveria.

Vendimi për rinovimin e kontratës koncesionare të pullave fiskale vjen vetëm pak ditë pasi një tjetër koncesionari iu hoq e drejta për të vijuar ofrimin e shërbimeve.  Një javë më parë, qeveria njoftoi se koncensionari “Aleat”, që ofron shërbimin e tij prej 16 vitesh në vendin tonë për prodhimin e dokumenteve biometrike, pasaportë dhe kartë identiteti, nuk do të marrë një rinovim kontrate nga shteti shqiptar. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, njoftoi se këtë vit do të krijohet një kompani shtetërore që do t’ua ofrojë këtë shërbim qytetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy