
Avokati Redon Meksi komentoi në MCN Live skandalin “McGonigal” dhe implikimin e kryeministrit Rama në këtë histori.
Duke u ndalur te qëndrimet e mediave amerikane, Meksi thotë se kemi arritur deri në atë pikë sa të fusim në lëmsh edhe politikën amerikane.
Meksi thotë se as Pekini dhe Moska s’kanë mundur të korruptojnë një shef kundërzbulimi në FBI.
SPAK-u mund të kërkonte informacion në Amerikë, por jo ta merrte Ramën direkt në pyetje. Ka diçka të lezetshme kur sheh mediat amerikane. Sheh qëndrime të ndryshme të mediat e majta dhe të djathta. Ndërsa mediat e djathta flasin për një FBI të përdorur nga PD për të sulmuar Trumpin, ndërsa mediat e majta thonë se personi që ka punuar për fushatën e Trump-it është mik i ngushtë i rusit. Të dyja akuzojnë njëra tjetrën si të implikuara. Kemi arritur deri në atë pikë sa të ndërhyjmë të politika amerikane me pazare të brendshme në Shqipëri. Ne kemi futur në lëmsh edhe politikën amerikane.
Ditën e parë kur doli lajmi, të klikoje te Dorian Duçka, të dilte ‘error 404’, i fshinë të gjitha informacionet se çfarë pune bënte në kryeministri, a kishte rrogë a s’kishte. Se kam parë ndonjëherë të funksionojë institucionalisht Ramën. Ka një shprehje të bukur shkodrane, është mallkim, ‘të hyptë vetja në qejf!’, ka edhe një shprehje tjetër që "kur kërcen hu më hu, diku do ngulesh!" Deri sa arrin në këtë pikë sa të korruptojë shefin e kundërzbulimit të FBI-së, as në filma s’ka ndodhur. Tani nuk nxjerr dot as Spiropalin që të thotë se këto janë bërë edhe filma. S’ka arritur ta bëjë as Moska as Pekini. Në 2017, më 19 nëntor, është takimi i parë dhe më pas në 25 nëntor nis investigimi kundër PD-së për rublat ruse. Më ngjan absurde që të më thotë dikush që erdhi Rusia dhe me 500 mijë euro bleu PD. Nuk besoj që kanë qenë paratë ruse”.



