Ne nuk kemi bërë ende sa duhet për Ukrainën, ashtu siç nuk kemi bërë ende mjaftueshëm për qytetarët tanë. Lufta vazhdon ende në Ukrainë dhe ne nuk mund të lejojmë që lodhja të fillojë të depërtojë në mbështetjen tonë për Kievin. Qytetarët kanë nevojë për mbështetjen tonë, në një periudhë krize energjie dhe faturash të larta, Evropa duhet të jetë në gjendje të bëjë më shumë, ne kemi nevojë për një strategji të vetme.
Kështu kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola gjatë fjalës së saj në ceremoninë e hapjes së javës parlamentare në Bruksel.
Ndërkohë sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen ka bërë një udhëtim të papritur në Kiev për të konfirmuar mbështetjen nga administrata Biden një javë pasi presidenti ishte në kryeqytetin ukrainas.



