Vlorë/ Shoqërohet nga policia aktivisti Baki Goxhaj

Vlorë/ Shoqërohet nga policia aktivisti Baki Goxhaj

Aktivisti Baki Goxhaj është ndaluar këtë të shtunë nga Policia e Vlorës dhe është shoqëruar në komisariat.

 

Goxhaj ndodhej pranë ambienteve të Pallatit të Kulturës, ku kryeministri Edi Rama po zhvillonte një takim me strukturat e Partisë Socialiste dhe zyrtarë të bashkive Vlorë dhe Selenicë, ku në fokus të diskutimit ishte bashkimi i dy bashkive në kuadër të Reformës Territoriale.

 

Sipas burimeve, policia kishte informacion se Goxhaj mund të reagonte ndaj kryeministrit Edi Rama në momentin kur ky i fundit do të dilte nga godina, pas përfundimit të takimit.

 

E pranishme ishte edhe bashkëshortja e Baki Goxhajt, e cila e ka kundërshtuar ndalimin e bashkëshortit të saj, duke u kërkuar llogari Policisë për arsyet e ndalimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy