Alarm për thatësirën në Francë, rrezik për racionimin e ujit që në mars

Alarm për thatësirën në Francë, rrezik për racionimin e ujit që në mars

Franca mund të vuajë kufizime të shumta në furnizimin me ujë duke filluar që nga muaji mars, një fakt i paprecedentë në këtë periudhë të vitit, pas rekordit të ri prej 32 ditësh pa shi dhe një dimri tejet të thatë.

Franca është në gjendje alarmi dhe jemi rreth 3 muaj me vonesë për të mbushur rezervat.

Një deklaratë e tillë u bë nga ministri përgjegjës për tranzicionin ekologjik, Christopher Bechu, në radio Franceinfo, i cili do të takojë prefektët të hënën e ardhshme me urdhër që të marrin masa për kufizime të buta duke filluar nga muaji mars, për të mos u gjendur në “situata katastrofike” me afrimin e verës.

Ndërkohë, në rajonin francez të Landes, një mijë fermerë protestuan të martën si masë parandaluese për të mbrojtur kuotat e tyre për tërheqjen e ujit dhe ndërtimin e baseneve të depozitimit.

“Nuk ka bujqësi pa ujë”, deklaroi ministri i Bujqësisë, Marc Fesneau, duke konfirmuar sot në një konferencë për shtyp se 60 projekte të reja të veprave hidraulike me vokacion bujqësor do të “vihen në shërbim deri në qershor”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy