Bregu: Alket Rizai ka avokatët më të mirë grekë, i japin lehtësira në sistemin grek (VIDEO)

Bregu: Alket Rizai ka avokatët më të mirë grekë, i japin lehtësira në sistemin grek (VIDEO)

Alket Rizai dhe Gentian Çipi kanë qenë në qendër të analizës së gazetarit Sokol Bregu në “MCN Live”, ku ai komentoi përplasjen e raportuar me armë në Athinë dhe arratisjen e Çipit nga burgu.

 

Duke folur për Rizain, Bregu u shpreh se vetëm përmendja e emrit të tij mjafton për të tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Greqi.

 

Gazetari solli në vëmendje edhe profilin publik të Rizait në Greqi, duke përmendur lidhjet e tij me një personazh të njohur të showbiz-it grek, si dhe trajtimin që, sipas tij, ka marrë ndër vite nga sistemi i drejtësisë.

 

Të thuash Alket Rizai, ke thënë në fakt jo vetëm për mediat shqiptare, por për të gjitha mediat greke, ke zgjuar interesin e publikut. Kur vjen fjala te Alket Rizai, ke nga televizioni shtetëror deri te portali më i fundit në Greqi që përmendin emrin e tij. Është një personazh ndryshe, me të cilin luan shteti, gjykatat. Ka avokatët më të mirë, është një personazh që i përket botës së krimit, pjesëtar i një prej bandave më të mëdha në Greqi, por edhe në BE. Është në burg, por është një nga njerëzit që tolerohet më shumë nga gjykatat greke, i jepet leje dhe gjithmonë për të negociojnë avokatët dhe i japin lehtësira pa fund në sistemin grek.

 

Bregu komentoi edhe përplasjen e raportuar në një lokal në Athinë, duke e lidhur atë me pretendimin se Rizai nuk është respektuar nga personat që ndodheshin në lokal.

 

Një njeri që e pretendon veten me pushtet, jo vetëm në Greqi e Shqipëri, ishte në burg, nuk u respektua nga të zotët e lokalit dhe ndodhi ajo që ndodhi. Tani ai është larguar nga vendi i burgimit dhe nuk e di nëse kjo do t’i shtojë ndonjë akuzë, por për të gjithmonë negociojnë avokatët dhe i japin lehtësira pa fund në sistemin grek.

 

Sa i përket arratisjes së Gentian Çipit, gazetari e cilësoi mënyrën e largimit nga burgu si të mirëmenduar dhe të ndihmuar nga persona jashtë institucionit të vuajtjes së dënimit.

 

Gentian Çipi, mënyra se si është arratisur, është e menduar mirë dhe nuk do të thoja se po ndodh ndonjë arratisje në Shqipëri, që janë të pakta, ndërsa atje ndodh gjithmonë. Ai ka pasur një mënyrë të ndihmuar nga jashtë, ndodhi një aksident i sajuar dhe është larguar. Kjo tregon më së pari edhe forcën që grupet shqiptare mund të kenë.

]

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy