
Eksperti i sigurisë rrugore Artur Sulçe dha një konkluzion paraprak lidhur me aksidentin e ndodhur dje te Ura e Tajvanit, ku u përfshi një autobus urban dhe 10 automjete, dhe 9 persona mbetën të plagosur.
Duke folur në MCN Live Sulçe tha se fakti që s’ka gjurmë frenimi tregon që drejtuesi i autobusit mund të ketë pasur probleme me tensionin apo diabetin.
Duke pasur parasysh pamjet filmike, mund të nxirret një konkluzion i parë, dhe pastaj ka nevojë për studime të mëtejshme për të qenë me eksplicit në shpjegimin përfundimtar pse ndodhi kjo ngjarje. Në këndvështrimin tim, mendoj që fakti që s’ka pasur gjurmë frenimi, që nga kontakti me mjetin e parë dhe më pas me të tjerat, tregon që gjendja shëndetësore e drejtuesit të mjetit autobus s’ka qenë, ose është problemi i diabetit ose një tension i ulët. Nuk dua të hyj te pjesa mjekësore, por aq sa më lejon VKM 153 e vitit 2000, Rregullore e Kodit Rrugor që thotë: Me diabet apo tension të lartë, drejtuesit e transportit urban apo mjeteve të tjera nuk lejohen. Sepse një moment ke lëvizje të tensionit apo diabetit, atëherë të vë në gjendje gjumi. Autobusi për unazën e Tiranën duhet të ketë linjën e verdhë”.
Lidhur me flotën e autobusëve “Go Green”, ai shtoi:
Si për Volvon dhe çdo mjet tjetër ka fisha, ka aparatura, që me një kompjuter dore i merr historikun dhe gjithë problemet teknike. Një mjet i transportit urban që ne na i servirin për diçka shumë të mirë, kur bën 8 mijë euro kuptohet se çfarë është”.



