Kryemadhi është thirrur në SPAK në lidhje me inceneratorin e Tiranë.
Deputetja e PL ka mbërritur në Prokurori në orën 10:05 e vetme për të dhënë dëshminë e saj.
Kryemadhi tha shkurt për gazetarë: “Jam thirrur për çështjen 225”.
08:32h- Kryemadhi thirret sot në SPAK për inceneratorin e Tiranës
Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi pritet të dëshmojë sot në Prokurorinë e Posaçme për aferën e inceneratorëve.
Mësohet se Kryemadhi është thirrur në SPAK në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Deputetja e PL do të jetë në Prokurori në orën 10:00.
Thirrja e Kryemadhit për inceneratorin e Tiranës pak ditë pas denoncimit më të fundit të saj ku tregoi se në Sharrë kryhet vetëm groposje dhe se shqiptarët paguajnë 29 euro për ton për groposjen e mbetjeve.



