Elementi i fundit i mbetur i një traktati dypalësh të kontrollit të armëve bërthamore midis Rusisë dhe SHBA-ve mund të skadojë pas tre vjetësh pa asnjë zëvendësim, tha të hënën zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov për agjencinë shtetërore të lajmeve RIA Novosti.
I pyetur nëse Moska mund të parashikojë që të mos ketë marrëveshje për kontrollin e armëve bërthamore midis dy vendeve kur zgjatja e Traktatit “New START” të vitit 2011 të përfundojë pas vitit 2026, Ryabkov tha: "Ky është një skenar shumë i mundshëm".
“Dialogu për stabilitetin strategjik dhe kontrollin e armëve nuk u ndal nga ne, por nga amerikanët dhe satelitët e tyre”, tha ai, duke iu referuar Ukrainës.
Ryabkov shtoi se ai besonte se Uashingtoni po vinte bast që Moska të pësonte një "disfatë strategjike" në luftën e saj me fqinjin e saj, e cila po i afrohet kufirit të një viti.
Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s, përfshirë Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe, thane se do të dërgonin tanke moderne në Ukrainë.
Ryabkov tha se veprimet e fundit të SHBA kishin shkelur frymën e traktatit dypalësh të kontrollit të armëve në "mënyrën më flagrante dhe qesharake".



