
Nisma më e fundit e ministrisë së arsimit për përdorimin e Chat GPT në shkolla shihet me shqetësim nga mësuesit dhe psikologët. Ata thonë se të rinjtë kalojnë shumë kohë në telefon dhe përdorimin e inteligjencës artificiale për mësimet do ti bëjë ata të varur nga teknologjia dhe më pasivë.



