Alarmi i OKB-së: Për barazinë gjinore do të duhen tre shekuj

Alarmi i OKB-së: Për barazinë gjinore do të duhen tre shekuj

Progresi që është bërë në dekadat e fundit për të drejtat e grave në botë po zbehet para syve tanë.

Një alarm i tillë u ngrit nga sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme lidhur me Ditën Ndërkombëtare të Gruas më 8 Mars.

Barazia gjinore është gjithnjë e më larg. Bazuar në rrugën aktuale, UN Women vlerëson se është 300 vjet larg.

Të drejtat e grave po abuzohen, kërcënohen dhe shkelen në të gjithë botën.

Guterres theksoi kushtet tejet të vështira në Afganistanin e sunduar nga talibanët, ku gratë dhe vajzat janë “fshirë” nga jeta publike.

Shekujt e patriarkalizmit, diskriminimit dhe stereotipeve të dëmshme kanë krijuar një hendek të madh gjinor në shkencë dhe teknologji.

Gratë përbëjnë vetëm 3 për qind të fituesve të çmimit Nobel në këto fusha.

Guterres bëri thirrje për “veprim kolektiv” global nga qeveritë, shoqëria civile dhe sektori privat për të ofruar arsim të përgjegjshëm ndaj gjinisë, për të përmirësuar trajnimin e aftësive dhe për të investuar më shumë për të “kapërcyer ndarjen dixhitale gjinore”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy