
Një autobus i transportit publik i linjës së Unazës, është përplasur dje zinxhir me disa automjete pranë “Urës së Tajvanit” duke lënë të plagosur 9 persona që ndodhen nën kujdesin e mjekëve fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Gazetari Arsen Rusta, sot në një komunikim me “MCN live”, teksa rekapitulloi ngjarjen e djeshme të aksidentit, tha se tashmë është arrestuar drejtuesi i autobusit, i dyshuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Prokuroria e Tiranës ka vendosur së bashku me Policinë Rrugore, në kushtet e flagrancës shoferin e autobusit të aksidentit të djeshëm, i cili është i dyshuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Nga ana tjetër poashtu me kërkesë të Prokurorisë është vendosur një ekspertim autoteknik i autobusit për të kuptuar nëse sistemet e tyre të drejtimit, frenimit, kanë punuar ose kanë qenë ose jo funksionale.
Nga kontrolli i dosjes rezulton në DPTRR, është i rregullt dhe ka një leje. Poashtu edhe drejtuesi i mjeti ka një leje drejtimi që prej vitit 1991, me 32 vite eksperiencë me të gjitha kategoritë e patentës.
Sipas Rustës, nga hetimi paraprak, pista kryesore është gjendja shëndetësore e shoferit.
Nga hetimi paraprak nuk rezulton të ketë qenë një frenim i fortë, pra një frenim i cili mund të ketë shkaktuar një goditje, por kemi një humbje të kontrollit për shkak të shpejtësisë së autobusit dhe rezulton se gjendja shëndetësore e drejtuesit të jetë pista kryesore ku janë fokusuar hetimet. Gjithsesi nuk është përjashtuar edhe ekspertiza autoteknike për të kuptuar parametrat fizik të autobusit, siç janë sistemi i frenimit, drejtimit, sinjalistikës, por edhe sistemi i gazit, sepse kemi rastin e autobusit që përfundoi në Lanë, që doli se sistemi i gazit mori superxhiro.



