Djegia e 60-vjeçarit në Shkodër/ Begu: Komuniteti egjiptian nuk trajtohet sipas ligjit, politikanët na shfrytëzojnë vetëm në prag zgjedhjesh (VIDEO)

Djegia e 60-vjeçarit në Shkodër/ Begu: Komuniteti egjiptian nuk trajtohet sipas ligjit, politikanët na shfrytëzojnë vetëm në prag zgjedhjesh (VIDEO)

Zjarri i mbrëmshëm që i mori jetën 60-vjeçarit Kapllan Nasufi të komunitetit egjiptian në Shkodër, solli reagimin e këtij komuniteti që ngritën shqetësimin se ambulanca dhe zjarrfikësja nuk erdhën në kohën e duhur por me vonesë.

Në këtë kuadër Dava Begu, nga shoqata “Egjiptianët e bashkuar të Shqipërisë” në Shkodër, tha për MCN live, se krahas ngjarjes së mbrëmshme, ky komunitet nuk merr trajtimin ligjor e social nga bashkia, ashtu siç duhet.

Ngjarja e mbrëmshme ka qenë shumë e rëndë, për shkak të kushteve të vështira në të cilën jetojnë çifti, zjarri ka arritur të përhapët shpejt, për shkak të shtëpisë së vjetër.

Trajtimi që në bëhet nuk është aspak i mirë, jo vetëm në këtë rast, por në të gjitha rastet tjera, gjithmonë edhe pse mediat na kanë trajtuar jetesën tonë, askush nuk ka marrë përsipër të na ndihmojnë për kushte tona.

Sipas znj. Begu, politikanët nuk duhet të trajtojnë dhe të shfrytëzojnë komunitetin egjiptian vetëm në prag zgjedhjesh.

Deri më tani nuk kemi pasur as edhe një ndihmë as nga bashkia, as nuk na ka pritur as kryetari i ri, dhe ne si shoqatë jemi munduar të kërkojmë zyrtarisht takim, nëse nuk na caktojnë takimin, ne do të veprojmë në mënyrë tjera.

Problematikat e këtij komuniteti janë të shumta, deri tani nuk kemi parë asnjë ndihme, gjithmonë vetëm në prag zgjedhjesh vijnë na takojnë nga japin premtime që pastaj nuk mbahen.

Deputetët kandidojnë për të fituar karrigen e tyre por nuk duhet të na përdorin neve komunitetin më të varfër, më të vuajtur, por duhet të vijnë në kohë dhe jo vetëm për fjalë boshe e fjalë tavolinë, thjesht na përdorin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy