
Teksa autori i vrasjes së trefishtë, Dan Hutra u lirua nga burgu dhe solli tragjedinë e planifikuar , për ish-drejtuesin e Policisë, Arben Hajdarmataj, Policia e Shtetit në këtë rast, nuk e ka bërë detyrën që ka për parandalimin e krimit.
Në MCN live, Hajdarmataj e lidh këtë me faktin se autori paraprakisht gjatë kohë së vuajtjes së dënimit, kishte kërcënuar edhe disa persona të tjerë, dhe kjo duhet të ishte parandaluar dhe marrë si fakt për të rikualifikuar në prokurori çështjen e kërcënimit, e jo të lihej i lirë më pas.
Unë mendoj se kjo çështje duhet të ishte parandaluar, në kuptimin e asaj që shërbimet policore dihet të kenë vëmendje më të shtuar ndaj këtyre personave me rekorde të theksuara kriminale.
E dyta që mendoj se do ishte parandaluar është fakti se nëse do të funksiononin institucionet siç është burgu në këtë rast, të përcilleshin informacionet e personave të tillë.
Kemi një fakt, nëse ky institucion do kishte bërë veprimet e tij procedurale dhe të kishte dërguar çështjen në prokurori për ta ri kualifikuar çështjen e tij se ky ka bërë kërcënim në burg, atëherë nuk do të ishim në situatën që do të dilte jashtë, porse do të dënohej që aty, për kërcënim.
Ok doli nga burgu, dhe institucioni i Burgjeve duhet patjetër që ta informonte policinë mbi detaje, sepse ai kreu krimet dhe 3-4 orë policia nuk ka pasur informacione mbi konfliktin, kjo do të thotë se policia nuk ka arritur të mbaj nën mbikëqyrje këtë person.
Policia nuk ka bërë detyrën e sa në këtë rast, por shumë herë shohim se policia bën punën e institucioneve të tjera dhe nuk i lihet kohë të bën punën e saj, pra nuk ka marrë asnjë masë parandaluese.



