99 vite më parë Ahmet Zogu në shënjestër të një atentati

99 vite më parë Ahmet Zogu në shënjestër të një atentati

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave solli sot në vëmendje një ngjarje të 99 viteve më parë, kur më 23 shkurt të vitit 1924, Ahmet Zogu u vu në shënjestër të një atentati.

Asokohe kryeministër, Ahmet Zogu u qëllua me pistoletë, teksa ishte duke ngjitur shkallët e godinës së Parlamentit. Atentatori ishte 17-vjeçari, Beqir Valteri.

Sipas arkivit të DPA, incidenti krijoi një situatë tensioni mes legjislatorëve, por zhurmënaja u shua prej vetë kreut të ekzekutivit, i cili kërkoi vijimin normal të seancës parlamentare.

I rënë në duart e xhandarëve, Valteri dorëzohet nën premtimin e Zogut për t’i falur jetën. Nga hetimet e mëvonshme rezultoi se prapa këtij atentati qëndronte si nxitës Avni Rustemi.

Valteri, i riu nga Mati u fal nga Zogu, i cili akordoi në emër të tij edhe një të drejtë studimi në Evropë. Për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të kësaj klime tensioni, Zogu u dorëhoq nga posti i kryeministrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy