McGonigal/ Balla: Deputetët e PD u larguan sepse kuptuan që ia futën kot! FBI-në se kontrollon dot as Biden-i

McGonigal/ Balla: Deputetët e PD u larguan sepse kuptuan që ia futën kot! FBI-në se kontrollon dot as Biden-i

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla në një intervistë për MCN TV tha se deputetët e opozitës janë larguar nga salla e Kuvendit pasi e kanë kuptuar që “ia kanë futur kot” me çështjen McGonigal, që sipas tij s’ka lidhje me kryeministrin Rama dhe qeverinë shqiptare.

Sipas Ballës Berisha po mundohet të mbajë opinionin publik te Big Brother-i i McGonigal, për të shmangur vëmendjen nga çështjet e tjera dhe për t’i bërë presion drejtësisë. Balla thekson se askush nuk e kontrollon dot FBI-në.

Lidheni seancën Live. Keni 4 deputetë të opozitës në sallë! Foltoristët kanë ikur, udhëheqësit e grupit parlamentar të PD kanë ikur! Kur heqin dorë ata që e kanë iniciuar debatin! Kanë kuptuar që ia kanë futur kot. Shqiptarët kuptuan nga ky mocion, është fakti që lidhur me çështjen McGonigal s’ka asgjë që lidhet me qeverinë shqiptare, me ndonjë shqiptar, dhe s’ka asnjë lidhje me kryeministrin Rama dhe cilindo prej nesh. Ç’u mbush mali dhe në fund doli vetëm miu i barkut të Saliut, i cili për t’iu shmangur debatit, llogaridhënies publike, për të bërë presion ndaj drejtësisë, për të shmangur vëmendjen nga 21 janari, Gërdeci, privatizimi i CEZ-DIA, mundohet të mbajë opinionin publik lidhur te Big Brother-i McGonigal. Thirrja ime është për Prokurorinë e Tiranës, që duhet të kërkojë qoftë nga gazetari Artan Hoxha, marrjen në dorëzim të atij audio-regjistrimi që është një indicie e forte për të zbardhur një ngjarje e rëndë, që rëndon në radhë të parë mbi drejtësinë shqiptare. Çështja McGonigal i takon drejtësisë amerikane. Askush të mos i qajë hallin drejtësisë amerikane. Nuk e kontrollon dot FBI-në asnjëri prej nesh, as Joe Biden, dhe tani na qenkësh sipas Syrit të Saliut, apo ndonjë media tjetër, ne kemi marrë FBI-në dhe kemi kontrolluar DASH për atë që i ka ndodhur Saliut! Kryeministri tha e kam takuar në zyrën time në Kryeministri dhe në zyrën e FBI në Nju-Jork. Kryeministri Rama ka qenë në zyrën e FBI, ka qenë lajm. Mos harroni që FBI sot ose prej kohësh asiston Shqipërinë në forcimin e kapaciteteve të saj. Të bashkëpunosh me FBI-në s’është herezi”.

Ai u shpreh se në borderonë e Kremlinit 500 mijë dollarë janë për Partinë Demokratike.

Të gjitha mediat botërore thanë që CIA ka arritur në përfundimin se PD në Shqipëri, një parti në Maqedoni, një në Malin e Zi, dhe parti të tjera në botë, kanë qenë përfituese të një fondi 300 milionë dollarë, që Putini, që Kremlini ka vënë në dispozicion të partive me orientim jo Atlantik. PD u zgjodh sepse në kontekstin e vitit 2017 ishte në një organizim me forca të tjera në Ballkan për një përqasje që do destabilizonte Ballkanin”.

Duke folur mbi kërkesën e PD për ngritjen e një Komisioni Hetimor për çështjen McGonigal, Balla tha:

E para është që s’është shqyrtuar kërkesa. Ligji për Komisionet Hetimore është shumë i vjetër tashmë krahasuar me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Në momentin që do shkojmë në Konferencën e Kryetarëve të kemi atë që është pasqyra, ligji dhe Kushtetuta. Nëse i plotëson kriteret, bujrum ta ngremë. Duhet të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Pa zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese s’mund të pranojmë asnjë lloj kërkese”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy