Zgjedhjet në Suedi, e djathta ekstreme synon për herë të parë hyrjen në qeveri

Zgjedhjet në Suedi, e djathta ekstreme synon për herë të parë hyrjen në qeveri

Qytetarët suedezë do të zgjedhin këtë të diel parlamentin e ri, në një garë tejet të ngushtë mes bllokut të majtë dhe atij të djathtë.

Sondazhi i fundit nxjerr në avantazh të majtën e drejtuar nga socialdemokratja Magdalena Andersson, por diferenca është shumë e ngushtë me vetëm 0.3%.

Nëse e djathta fiton, Demokratët e Suedisë, parti e ekstremit të djathtë, mund të hyjnë për herë të parë në qeveri, pasi kryeministri Ulf Kristersson ka deklaruar se në rast fitoreje mund t’i përfshijë ato zyrtarisht në kabinet, zhvillim ky që do t’i japë për herë të parë akses të drejtpërdrejtë në pushtet.

Ekspertët paralajmërojnë se një përfshirje e tyre në qeveri mund të dëmtojë më tej imazhin e Suedisë si një nga mbrojtëset e të drejtave të njeriut.

Rezultati pritet të jetë i paparashikueshëm, ndërsa partitë e vogla mund të përcaktojnë se cili bllok do të arrijë shumicën dhe formimin e qeverisë.

Nga 10.6 milionë banorë të vendit, të drejtë vote kanë rreth 8 milionë suedezë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy