Në një lidhje me skype me MCN TV profesori Milazim Krasniqi duke komentuar mbi konferencën e sigurisë të mbajtur në Mynih deklaroi se prezenca e Albin Kurit aty është mjaft e rëndësishme kjo për tu dëgjuar zëri i Kosovës.
Sa i përket takive të zhvilluara ai tha se ato mund të shihen si presione ndaj Vuçiç dhe Kurtit, ndërsa shtoi se SHBA po përdor politikë të gabuar me Serbinë.
Ka kociduar se pas festës së pavarësisë së Kosovës të mbahet konferenca në Mynih dhe prezenca e Kurtit atje është e rëndësishme që të dëgjohet zëri i Kosovës dhe me siguri në këto axhenda është me rëndësi stabiliteti në rajon, Kosovë dhe botë. Projekti franko-gjerman aspiron normalizimin e vendeve kështu që në këtë aspekt është një rast i mirë të përgatiten për takimin që pritet të mbahet në Bruksel në datën 27. Plani franko-gjerman është një kompromis dhe kthim pas, por qeveria Kurti e ka pranuar si të tillë. Dhe Vuçiç e ka pranuar si bazë për negociata, por ka dhe një presion nga Rusia për Serbinë, por ai shërben për ta hequr nga rendi i ditës rrezikun një konflikti në rajon. Në të vërtetë këto takime mund të përkthehen dhe si presione ndaj Vuçiç dhe Kurtit sepse po lëvizin shumë pak drejt një marrëveshje. Dhe takimi me Blinken është në këtë kuadër dhe besoj se SHBA po përdorin një politikëtë gabuar ndaj serbisë në përpjekje për ta shkëputur nga influenca ruse.



