Patozi bashkëpunon me Shehin: Distancohemi nga vizioni i "Foltores" së Berishës dhe partisë së Metës

Patozi bashkëpunon me Shehin: Distancohemi nga vizioni i "Foltores" së Berishës dhe partisë së Metës

Ish-kreu i partisë Bindja Demokratike Astrit Patozi foli në emisionin “Arnautistan” mbi bashkëpunimin me LZHK-në e Dashamir Shehit, duke u shprehur se ata distancohen nga vizioni i Berishës dhe Metës, por ruajnë tragetin opozitar duke rivalizuar qeverinë.

Ne sot, bashkë me LZHK-në, dhe me disa shoqata dhe përfaqësues të partive politike të djathta, kemi krijuar një adresë të re opozitare, duke u distancuar nga vizioni politik i Foltores së Sali Berishës dhe Partisë së Ilir Metës që ne i konsiderojmë e njëjta gjë. Por duke ruajtur tragetin opozitar, ne kemi përballë qeverinë dhe e rivalizojmë me të gjithë faktorët e tjerë, me të cilët nuk ndajmë të njëjtin vizion me të nesërmen. Ky format se dëmton opozitën, përkundrazi e fuqizon, nëse e konsiderojmë si shumatore të gjithë aktorëve opozitarë në Shqipëri”.

Duke folur mbi dallimet mes PS dhe PD në Shqipëri, Patozi tha:

E refuzoj kategorikisht ndarjen e shqiptarëve në të majtë e të djathtë. Aq më tepër në kushtet që s’ka asnjë lloj elementi ideologjik. Shoh nuanca të forta djathtiste në qeverisjen e Ramës dhe nuanca staliniste në psikologjinë e Foltores, apo filozofinë e PD”.

Sa i takon konfliktit brenda PD-së, Patozi është i mendimit se fajtori kryesor është Berisha. Ai i konsideroi mes të tjerash jo inteligjente veprimet e palëve.

Që kur ndodhi konflikti, pa plasur pushka, pa vajtur te ajo ngjarja e shëmtuar e 8 janarit, kam qenë ndër të parët, për të mos thënë i vetmi, që i kam ftuar të ndahen në mënyrë qytetare. Ndarja në mënyrë qytetare do t’u jepte ndoshta mundësinë që sot ose në një të ardhme të afërt, të kishin mundësi të bashkëpunonin nëse nuk mund të konvergonin në të njëjtën parti. Ata s’e bënë, ata po zgjasin agoninë dhe kjo është një vetëvrasje politike dhe tregon edhe mungesë inteligjence. Fajtori kryesor është Sali Berisha, pastaj ka edhe plot të tjerë, po të doni më fusni edhe mua te një pjesë e fajit. Pse e vë gishtin te Berisha? E vë gishtin te ajo që ndodhi pasi i mori revanshin Bashës. Në çastin që e mundi, me metodat mesjetare dhe ndihmën e Metës, por s’ka rëndësi, por vendimi që mori për ta udhëhequr vetë atë që mbeti nga PD pas dërrmimit të Bashës, ajo ishte një goditje e pamerituar. Kam përshtypjen i ka mbyllur perspektivën për një kohë të gjatë PD-së për t’u rigjeneruar dhe ardhur në pushtet”.

Lidhur me ish-kreun e PD, Patozi tha se “fshehja e Lulzim Bashës përveçse është kundërproduktive, edhe e padenjë, për atë pjesë që ndoshta ende beson te rikthimi ose ylli i paperënduar i tij”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy