Numri i njerëzve që e përdorin Facebook çdo ditë kapi shifrën dy miliardë në dhjetor, rreth një e katërtën e popullsisë së botës.
Rritja më e madhe se sa pritej ndihmoi në nxitjen e një optimizmi të ri për kompaninë, e cila ka qenë nën presion pasi kostot e saj rriten dhe shitjet e reklamave po bien.
Aksionet e kompanisë mëmë Meta u rritën me më shumë se 15% , pasi Mark Zuckerberg e shpalli 2023 vitin e efikasitetit.
Ai tha se ishte i fokusuar në uljen e kostove.
Ne jemi në një mjedis tjetër tani.
Meta, e cila zotëron gjithashtu Instagram dhe WhatsApp, njoftoi një ristrukturim të madh vitin e kaluar, duke përfshirë reduktimin e hapësirave për zyra dhe shkurtimin e 11,000 vendeve të punës ose rreth 13% të stafit.
Firma tha se këto lëvizje i kushtuan 4.6 miliardë dollarë vitin e kaluar, duke goditur fitimet e saj, të cilat pothuajse u përgjysmuan.
2022 ishte një vit sfidues, por unë mendoj se ne e përfunduam atë duke bërë përparim të mirë.



