
Kreu i shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli, për rritjen e çmimeve të nënprodukteve të qumështit, ngriti si shqetësim mos reagimin institucional dhe se po vidhet në mënyrë të pandershme konsumatori.
Në një lidhje për MCN Live, Resuli deklaroi se fatkeqësisht përpos gjithë informimit për menaxhimin e çmimit dhe mos lejimin e rritjes së një çmimi të tillë, rezultoi që konsumatori paguan sot çmim shumë herë më të shtrenjtë.
Ai tha se është për të ardhur keq që institucionet shtetërore përveçse u mjaftuan me disa deklarata për media se do e monitorojnë në mënyrën e drejtë, sot pas gati dy javësh nga njoftimi i parë për rritje, rezulton se çmimet në treg kanë pësuar rritje çmime në përqindje të ndjeshme në krahasim me çmimet e mëparshme dhe vendet e rajonit.
Nuk kemi parë reagim as nga Ministria e Bujqësisë, për të ulur kostot e lëndës së parë apo për mbështetje të fermerëve dhe situata është lënë në mëshirë të fatit.
Institucionet shtetërore nuk kanë denjuar të lëvizin dhe të marrin masa për këtë situatë, çmimet në tërësi janë rritur dhe është një rritje e pajustifikuar.
Ka vetëm një reagim publik që ne po marrim masa. Për nënproduktet e imëta dhe të gjedhit, ka një rritje të produkteve gati në të njëjtën periudhë dhe në të njëjtën kohë, se mund të kemi të bëjmë me një grup që ka paracaktuar çmimet në treg.
Ajo që më shqetëson është se nuk kemi një reagim nga institucionet shtetërore që nuk do të ulë çmimet, për të përfituar nga TVSH. Sot shqiptarët konsumojnë më pak produkte se rajoni dhe bota.
Konsumatori shqiptar e furnizon tavolinën duke paguar njëlloj si qytetar i Europës. I njëjti laborator certifikon si produktet e importit dhe ato vendore.
Konsumatori hera herës produktet vendore i vë në pikëpyetje se besueshmëria nga Autoritetit Kombëtar të Ushqimit që na garanton produktet, nuk i ka kredot e mjaftueshme dhe këto produkte nuk janë të një cilësie të lartë.
Vendosja e një monopoli në treg bëhet objekt i AKU që nuk duhet t’i lejojë këto kartele në vendosjen e çmimeve.
Nuk dua të besoj se kemi të bëjmë me një kartel apo grup kompanish që vendosin çmimet në treg. Për këtë na duhet një reagim i AKU.
Në vijim për blegtorët shtoi se nuk ka zgjidhje dhe se institucionet janë në një lloj gjumi letargjik që nuk ofrojnë asnjë lloj shprese qoftë për konsumatorin edhe për prodhuesin vendor.
Sipas tij, Ministria e Bujqësisë nuk ka afishuar ende masat për mbështetjen e fermerëve.
Zgjidhje do ishte nëse nuk kemi spekulim të tregut të rritjes së çmimit, zgjidhja duhej të jepej nga qeveria shqiptare ose Ministria e Bujqësisë që duhet të rriste skemën e mbështetjes ndaj fermerëve dhe blegtorëve.
Në rajon, Kosovë apo Maqedoni ka pasur lehtësira por edhe mbështetje të drejtpërdrejtë për ta kaluar në këtë krizë, me gati dyfishim.
Sot blegtoria është lënë në mëshirë të fatit dhe kemi një Ministri Bujqësie që fle gjumë dhe nuk ndërhyn për të ulur kostot e lëndës së parë. Sot jemi në një terr informativ se ministritë e linjës nuk reagojnë.



