Çmontimi i kamerave të grupeve kriminale/ Zhabina: I vështirë identifikimi i serverit. Nuk është zbatuar siç duhet ligji (VIDEO)

Çmontimi i kamerave të grupeve kriminale/ Zhabina: I vështirë identifikimi i serverit. Nuk është zbatuar siç duhet ligji (VIDEO)

Gazetari Xhevair Zhabina foli në MCN Live mbi aksionin e policisë për çmontimin e kamerave të grupeve kriminale në Durrës, Shijak, Krujë. Zhabina tha se kamerat u shërbenin grupeve kriminale si për të survejuar policinë ashtu edhe kundërshtarët.

Gazetari thotë se do të jetë i vështirë identifikimi i serverit pasi teknologjia e lejon që ai të vendoset edhe jashtë vendit. Zhabina vë në dukje se kamerat ishin me rezolucion të lartë dhe mund të fokusonin edhe fytyra të njerëzve apo targat e makinave.

Zhabina vë në dukje se Shqipëria ka një ligj të mirë lidhur me vendosjen e kamerave, që detyron bizneset dhe institucionet që të marrin leje në polici, por ligji s’është zbatuar siç duhet deri më sot.

Emrat janë të gjithë të njohur për ne, Plarent Dervishaj, është shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame. Një pjesë e qytetit të Durrësit kontrolloheshin nga këta persona. Më interesante në këtë histori janë kamerat e çmontuara në Shijak, Krujë dhe Fushë-Krujë ku valencat kriminale janë të mëdha. Është aksion për t’u përshëndetur, por i vonuar, pasi kamerat kanë qenë në pozicione të dukshme, dhe kanë qenë një sy për grupet kriminale, si për të survejuar policinë ashtu edhe kundërshtarët. Serveri do jetë e vështirë të identifikohet nga Policia. Teknologjia sot të lejon të vendoset edhe jashtë shtetit. Janë kamera të sigurisë së lartë, mund të fokusojnë targat e makinave dhe fytyrat e personave. Në momentin që fokusojnë targat e makinave, i kanë më të lehtë për t’i ndjekur. Arsyeja tjetër është për të survejuar policinë. Nëse vendos të bëjë një aksion në Shijak këto grupe do ta marrin vesh 5 minuta para. Në Shijak, Fushë Krujë, Durrës, funksionojnë disa grupe rivale. Policia e ka të pamundur të marrë materiale nga kamerat, pasi serveri është diku tjetër.

Para disa ditësh në Shkodër ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku shefit të krimeve i është vë një sasi tritoli në shtëpinë e tij, ku jetonin 17 persona. Këtu policia s’mund të tolerojë më. Pak më larg kësaj banese ishin kamerat e grupit kriminal. Mendoj që këtu ka filluar. Mendoj që këto kamera janë kthyer në shqetësim serioz për policinë, pasi në vendet ku ato janë vendosur kanë ndodhur shumë ngjarje kriminale. Mendoj që edhe Elbasani ka kamera që s’janë të lincensuara nga policia. Ka institucione që kontrollojnë territorin. Ka një ligj që funksionon që prej 2016-ës, ku detyrohet çdo biznes dhe institucion të ketë kamera me rezolucion HD. Bizneset dhe institucionet duhet të merrnin leje në polici, dhe vetëm pas miratimit vendoseshin aty. Ligji është i mirë, por s’është i zbatuar mirë. Policia ka bërë deri më sot një sy qorr. Është pak e vështirë të gjurmohen se kujt i përkasin, pasi IP-të lëvizin, sot mund të jenë në Gjermani, sot në Tiranë. Mendoj se u prish punë grupeve kriminale. Mund të kalohet në mënyrën tradicionale, ku në këto pika kyçe do ketë persona fizikë që do lajmërojnë. Do gjejnë një sy tjetër për të survejuar”.

Lidhur me goditjen e grupit kriminal që trafikonte kokainë, heroinë dhe kanabis nga Durrësi përtej Adriatikut, Zhabina tha:

Është një hetim i nisur më parë, në 2017-2018, iniciatorë të operacionit kanë qenë autoritetet italiane, antimafia dhe Guardia di Finanza. U godit një grup i fokusuar në Breshia në trafikun e lëndëve narkotike. Operacioni ka shërbyer për të zbuluar si korruptoheshin autoritetet në Shqipëri. Një prokuror ra në rrjetën e përgjimeve të antimafias italiane. Rasti i arrestimit të Rovena Vodës është iniciuar nga ky operacion. Kjo është një fazë e hetimit e kryer nga autoritetet italiane, tani hetimi pasuror i takon SPAK-ut, por hetimi pasuror zgjat dhe SPAK-u mund ta delegojë në Prokurorinë e qytetit bregdetar, Durrësit. Ky grup ka funksionuar në Bergamo, Breshia dhe Milano”.

I pyetur mbi arrestimin e ish-zyrtarit të FBI Zhabina u shpreh se ende s’është konfirmuar se do të ketë një hetim në Shqipëri. Gazetari thotë se është e vështir përcaktimi i veprës penale për të cilën duhet të nisë hetimi në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy