Nafta, Nunaj: Bordi më shumë e ka dëmtuar sesa e ka favorizuar ekonominë

Nafta, Nunaj: Bordi më shumë e ka dëmtuar sesa e ka favorizuar ekonominë

Teuta Nunaj Kortoçi, eksperte ekonomie, thotë se varësia që ka krijuar ekonomia shqiptare nga importet ka ardhur si pasojë e mungesës së strategjisë nga qeveritë. Në MCN Economy, Nunaj tha se fiskalizimi pritet të ndikojë pozitivisht në tregun e naftës.

Mungesa e strategjisë së qeverive shqiptare, duke privatizuar gjithçka, ka dhënë mundësinë që ekonomia shqiptare të shkrehet e tëra dhe të krijojë varësi importi.

Fiskalizimi do të vendosë njëfarë barazie. Të gjitha kompanitë do të paguajnë atë që e kanë detyrim atëherë kur duhet dhe jo kur duan. Kjo do ta rregullonte tregun. Ne jemi në hapat e parë dhe nuk kemi ende raporte që të na tregojnë sa e ka përmirësuar derdhjen e tatimeve fiskalizimi.

Ndërsa në lidhje me aktivitetin e Bordit të Transparencës, i krijuar pak pas nisjes së konfliktit Rusi-Ukrainë, Nunaj tha se më shumë e ka dëmtuar sesa e ka favorizuar ekonominë.  

Bordi nuk është transparent. Në të gjitha vendimet ka deklaruar çmimin fundor, por asnjëherë nuk është zbardhur si është mbërritur në këtë çmim.

Prezenca e këtij bordi i bën më shumë dëm sesa favorizon ekonominë. E gjithë barra bie te konsumatori fundor.

Kontrabanda e madhe do të thotë të futet mall pa paguar taksën doganore. Efekti i parë nuk paguhet tatim kundrejt shtetit dhe efekti i dytë kundrejt çmimit.

Por malli kontrabandë dhe malli legal kanë të njëjtin çmim. Kjo tregon mënyrën e të bërit ekonomi që kanë vendosur të bëjnë qeveritë në këto 32 vite tranzicion. Gjithçka jepet me koncesion. Nuk janë bërë analiza për të përcaktuar cila është më e mira për t’u bërë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy