
Opozita kërkoi sot në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese shfuqizimin e ligjit për investitorët strategjikë pasi përmes tij po favorizohen klientët e saj dhe oligarkë rusë. Deputetja e PD, Jorida Tabaku, tha se oligarku Oleg Deripaska, i sanksionuar nga Perëndimi, është investitor strategjik në biznesin e luleshtrydheve në Fier.



