Dyrnjaja: S’po flitet haptaz kush e do Veliajn në burg. Nuk dorëhiqet nga shpresa që i japin njerëz si Agasi

Dyrnjaja: S’po flitet haptaz kush e do Veliajn në burg. Nuk dorëhiqet nga shpresa që i japin njerëz si Agasi

Analisti Denis Dyrnjaja, për vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë, për të lënë në qeli kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, thotë se nuk po flitet hapur se kush ka interes për qëndrimin e tij në burg.

 

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi Veliaj nuk e jep dorëheqjen nga shpresa që i jepet nga njerëz me ndikim, siç është rasti i Ergys Agasit.

 

Sipas tij, duke bërë qoka në kurriz të pushtetit, mendon se disa njerëz do përgjigjen në mënyrë të caktuar.

 

Kishte një pompim të fortë të opinionit publik që lirimi është pranë. U vu në lëvizje lobimi mediatik, edhe me ndonjë underground politik të zotit Veliaj, për të mbushur këtë ide se do të lirohej. Mendoj se ishte gabim strategjik. Ta mbështesësh lirimin tënd në folklorizmat e disave që kanë dalë në mbrojtje të tij, për mua është fatale. Edhe avokati i zotit Veliaj, zoti Ndreca është subjekt i SPAK. 

 

Nuk e di a është në Shqipëri keq për avokatë?! Ndërkohë që Veliaj kërkon të kthehet në detyrë, akuzohet sakaq për shpërdorim detyre. Përtej faktit që aludohet a kishte të drejtë gjykata. Se shpesh diskutohet se nuk bën sens të rrëzohet vendimi i Gjykata Kushtetuese nga Gjykata e Lartë. Kush është dikush që është i interesuar që Veliaj të jetë në burg?! Nuk po flitet haptaz. 

 

Del Plarent Ndreca dhe thotë se ka diçka tjetër përveç kësaj. Kush është tjetër që e do në burg? Nuk duhet të jemi as euforik që Veliaj ngeli në burg, por as edhe që Veliaj do ngelet me gjithë këto akuza që ka. Gjithë establishmenti që e mbron, nuk ma ha mendja se po e mbrojnë për çështje parimore. Ata që po e mbrojnë nuk janë njerëz parimorë. Fakti që po e drejtonte bashkinë nga burgu, mund të tregojë se mund ta drejtojë bashkinë nga burgu. 

 

Veliaj duhet të dorëhiqej dhe nëse do dilte i pafajshëm, aty e ka politikën. Pa Partinë Socialiste, Veliaj nuk i ka ato 160 mijë vota që pretendon. Kishte gjithë ekipin e PS, kur je kryetar bashkie 2-3 mandate ke dhe njerëz që do iu plotësosh interesat dhe do vijnë pas teje. Ne kemi nevojë të zbardhen aferat duke përdorur ligjin, si janë përdorur fondet për përfitime të paligjshme. 

 

Duhet të zbardhet skema. Dhe unë besoj se e vërteta zbardhet kur inceneratorët të marrin një përgjigje. Gjykata e Posaçme dhe SPAK duhet të kenë në fokusin e tyre që të shikojnë pak dhe këta lobistët, çfarë i lidh këta që e mbrojnë Veliajt, pasioni apo ka diçka tjetër. Inkurajoj zbardhjen e çdo veprimtarie të çdo zyrtari që ka abuzuar me detyrën. Më e rëndësishmja është tjetërsimi i pasurive të tjera te arka e shtetit. Ato duhet të kthehen te arka e shtetit. Dikush duhet të përgjigjet. 

 

Në politikë hyn pa asgjë dhe befas farë e fis gëlojnë nga pasuria. Veliaj nuk e jep dorëheqjen nga shpresa që i jepet nga njerëz me ndikim, siç është rasti i Ergys Agasit, që pinë një gotë verë dhe thotë do e zgjidhim. Duke bërë qoka në kurriz të pushtetit, mendon se disa njerëz do përgjigjen në mënyrë të caktuar. 

 

Duken ata që kanë marrë qoka dhe e treta sistemoi ka të çara ku mund të penetrosh. Veliaj në Gjykatën Kushtetuese ka bërë mbrojtjen më të mirë personale në raport me argumentet që ka bërë ai vetë. Ai ka bërë mbrojtjen më të mirë. Veliaj ishte njëri ndër të gjithë të akuzuarit që tentoi të prekë provat, ai u fut te regjistri Themeltar i Shtetit për të gjetur se kush ishte Nesti Angoni. Në momentin kur t’i nuk paraqet rrezikshmëri të prekjes së provave. Strategjia më e mirë do ishte një dorëheqje dhe përballje me procesin.

 

Lidhur me situatën në Partinë Socialiste, ku Sali Berisha tha se arrestimi i Ergys Agasit ka sjellë përplasje mes Ramës dhe Ballukut, Dyrnjaja tha se kryedemokrati ka abuzuar shumë me këto deklaratat dhe diversionet që krijon të vërtetë, nuk dihet se kur thotë të vërtetë. 

 

Megjithatë shton se pjesa e rehatisë politike të Ballukut, ka marrë fund.

 

Nuk dimë kur ta besojmë Berishën pasi abuzon shumë me deklarata butaforike. Me aq sa është lexuar në dosjen hetimore, mendoj se do ketë një punë shumë të madhe SPAK për të provuar ato që pretendon në raport me personin në fjalë. Është çështje tjetër perceptimi, por duhet provuar. Është e rëndësishme që të provohet fakti. 

 

Nëse Prokuroria ka fakte të forta, gjykata nuk ka asnjë farë ndrojtje. Si të jetë e mbrojtur apo jo nga Rama, Balluku do marrë atë që i takon në raport me drejtësinë. Edhe zonja Balluku nuk është e qetë pa pasur një vendim në raport me drejtësinë. Në parlament nuk shkon dot, se e di që do jetë target. Pjesa e rehatisë politike ka mbaruar.

 

Nëse SPAK kërkon sërish heqjen e imunitetit? Nëse do kërkohej, duhen parë mbi cilat prova e kërkon. Nëse kërkohet heqja e imunitetit do shkohet me prova të tjera. nuk mund të shkosh me të njëjtat prova që u rrëzua njëherë, do kërkohen prova të reja. Nuk provohet në asnjë moment që Balluku e ka shfrytëzuar vilën vetë. Nëse ti më nis mua dhjetë emaile “do vjedh një bankë” dhe unë nuk të përgjigjem, atëherë unë jam fajtor?! 

 

Nëse ajo e ka përgjegjësi penale, sa vite heqje lirie t’i takojnë atje të shkojnë. Mua më intereson, provë, fakt, detyrim ligjor dhe çoje atje. Ndaj u krijua GJKKO dhe SPAK që të kthejë efekte pasurore. Unë besoj se dhe kjo do të ndodhë. 

 

Të provosh faktin që unë lidhem me këtë pasuri është e vështirë, imagjinoni të shkosh deri te konfiskimi i provës. Prokurorët do kenë një vështirësi të madhe për të arritur deri te prova konkrete. Nëse do ketë përgjegjësi penale jam i sigurt se prokurorët nuk do të hezitojnë. Xhongler ishte Ergys Agasi, aventurier ishte Erion Veliaj. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy