“McGonigal”, Mitro: Shmangia e pyetjeve dhe komisionit hetimor, tregon se Rama është me shpatulla pas muri

“McGonigal”, Mitro: Shmangia e pyetjeve dhe komisionit hetimor, tregon se Rama është me shpatulla pas muri

Kryeredaktori i MCN TV, Leonard Mitro, për deklaratën e Kryeministrit Edi Rama në seancën parlamentare ku është parashikuar 24 orë mocion me debat, tha se nuk pritej që të zbulonte diçka më tepër nga çfarë ka thënë në daljet e tij qoftë nga Kryeministria apo media të caktuara.

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se ajo që pamë sot prej Ramës, ishte një lloj pretence si njeri i pa akuzuar dhe i pafajshëm ndaj të gjitha akuzave, referuar akuzës zyrtare të ngritura në SHBA për ish-zyrtarin e FBI.

Kryeministri i tha opozitës dhe shqiptarëve se gjithçka flitet për takimet mes tij dhe zyrtarit të FBI, është një furtunë në gotë.

Lexoi të 14 referencat duke thënë se nuk ka kryer asnjë krim për të cilat mund të merret i pandehur në SHBA apo Shqipëri.

Kryeministri mund të mos merret i pandehur në SHBA, por pyetja që qëndron është nëse ai do të dënohet politikisht lidhur me marrëdhënien konfidenciale që zhvilloi promovoi dhe më në fund u detyrua të pranojë me ish-zyrtarin e FBI.

Në vijim Mitro tha se nuk është hera e parë që ka intimiduar opozitën, për të cilën tha se përtej mëkateve që mund të ketë mbi shpinë dhe situatës konfuze ku ndodhet, qëndrimi vetëm 45 minuta i Ramës, duke mos iu përgjigjur specifikisht hap pas hapi pyetjeve dhe shmangia nga grupi i PS për të mos miratuar një komision hetimor, tregon se Kryeministri është në pozita mbrojtësi.

Sipas tij, opozita thotë se është Kryeministri që e ka vrarë opozitën dhe se po të bëhet një analizë më e thellë, nuk është kështu.

Ata që e kanë vrarë opozitën janë në opozitë, që nga kreu aktual zoti Berisha, ish-kryetari që e pati si manekin të tij.

E gjitha ha diskutim, në një moment që vendi ka shumë problematika dhe vendi ka nevojë të mbrohet për gjëra të tjera dhe skandale të tjera që kanë dalë në ditë.

Opozita ka për detyrë të mbrojë çështje siç është shembja e banesave mbi 50-vjeçare, që të shkojë pranë popullit i cili është ai që do të vendosë në fund.

Kryeministrin e dëgjuam duke përkufizuar se çfarë opozite kemi sot, dha leksione si duhet të jetë politika, mos të harrojmë se vetë ka konsumuar dy mandate në pozitë dhe po konsumon mandatin e tretë në pushtet.

Na ka dhënë dëshmi si e ka bërë politikën dhe çfarë njerëzish ka afruar dhe vetë për të bërë politikë. Jo më larg se dy ditë më parë doli lajmi se nipi i një deputeti socialist është dënuar me 12 vite burg në Belgjikë si pjesë e trafikut të drogës.

Ky deputet socialist vijon të jetë pjesë e grupit të PS. Kryeministri ndoshta ndihet dhe komod nga fakti që opozita nuk po gjen zgjidhje brenda vetes.

Të jesh lider duhet të kuptohesh dhe kur të largohesh për ti dhënë opozitës një shtysë të re.

Sa i takon pozitës së Lulzim Bashës dhe takimeve të fundit të tij me strukturat dhe gratë demokrate, Mitro tha se mungoi sot në seancë dhe pikëpyetjet qëndrojnë nëse plani i tij politik ia kërkon të qëndrojë i heshtur në këtë periudhë kohe.

Gjithsesi ngjan qesharake e gjithë fabula e ndërtuar brenda Partisë Demokratike.

Ku kemi një grupimi si ai i zotit Berisha që ngriti një grup për transaksionet e zotit Basha në kohën që ishte kryetar i PD dhe akoma nuk ka një përfundim mbi këtë verifikim.

Fillimisht zoti Berisha kur doli çështja McGonigal, akuzoi se ishte Kryeministri që orkestroi gjithë sulmin ndaj opozitës, por nuk e ka kursyer as zotin Basha në akuzat së fundmi.

Kështu që nuk kuptohet mirë nëse Basha ka qenë ose jo pjesë e valles që udhëheq Kryeministri, mazhoranca, apo ndoshta dhe ndonjë seli e huaj diplomatike, për të konturuar një demokraci funksionale sipas personazheve dhe forcave politike që operojnë në vend.

Për deklaratat e kryedemokratit Sali Berisha, tha se e pa disi konfuz zotin Berisha, një qasje që sipas tij, ia ka përcjellë gjithë Partisë Demokratike këtë lloj konfuzioni, për shkak të ekuilibrit për të mbrojtur interesin e vetë personal, atë publik dhe opozitës në tërësi.

Është fakt që Berishën nuk e duan në PD vetë një pjesë e demokratëve edhe te një elektorat i gjerë ka pikëpyetje për popullaritetin e tij dhe nëse do e rikthejë PD në pushtet, ky konfuzion po e shoqëron Berishën dhe PD në tërësi.

Për vendimin e nesërm të gjykatës, sot u shfaq më i moderuar në qëndrim, duke thënë se ka besim te sistemi i drejtësisë. Gjithsesi do shohim nesër si do shkojë kjo çështje.

Pikëpyetja që mbetet në raport me këtë situatë dhe ka vlerë për të ardhmen e Kryeministrit Rama si Kryeministër dhe në krye të PS, raportet e tij me SHBA.

Në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri nuk besoj se ndryshon diçka në kuptimin e partnerit strategjik.

Dyshimet mbi Kryeministrin dhe rolin e tij mbi takime me zyrtarë të caktuar të SHBA mbeten, përderisa zyrtarë lokalë apo emisarë të ardhur nga SHBA, po mbajnë një lloj distance nga Kryeministri, nuk i kemi parë në takime, as ambasadoren Yuri Kim.

Dhe në samitin e Mynihut, Kryeministri ishte disi periferik, nuk pamë të rrëmbente një foto me zotin Blinken dhe ta shiste si raporte të mira në SHBA.

Nëse SHBA i vendosin veton Kryeministrit ashtu si po veprojnë me zotin Berisha, edhe shtete të tjera si Britania apo shtete të tjera të Bashkimit Europian, do kenë marrëdhënie të kufizuara.

Për ambasadoren Yuri Kim, tha se po shihet në një pozicion disi të tërhequr dhe se në kërkesën e bërë nga MCN TV në ambasadë për çështjen “McGonigal”, u tha si përgjigje se do të priten përfundimet e Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy