Berisha apo Alibeaj/ KQZ vendos nesër për regjistrimin e PD

Berisha apo Alibeaj/ KQZ vendos nesër për regjistrimin e PD

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë ditën e nesërme, e enjte, për regjistrimin e partive që synojnë të garojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Mes tyre KQZ pritet të vendosë edhe për regjistrimin e Partisë Demokratike, nëse do të pranohet pjesa e përfaqësuar nga Sali Berisha apo ajo e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj.

Pikërisht nesër do të mësohet se cila nga dy fraksionet do të njihet ligjërisht të garojë dhe se si do të veprojë pjesa tjetër.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike në datën 09.03.2023, në orën 10:00 me këtë rend dite:

Çështje për shqyrtim rishtas

“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”. 

“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia e Lirisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”. 

“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Bindja Demokratike”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Lëvizja Bashkë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Demokratike e Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Demokratike”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

Projektvendim “Për një shtesë në vendimin nr. 79, datë 1.3.2023, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, “Për akreditimin e vëzhguesve afatgjatë të Komitetit Shqiptar të Helsinkit për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy