
Deputeti socialist Baftjar Zeqaj, për mungesën e Kryeministrit Edi Rama në interpelancën e thirrur nga opozita, nuk mund të ishte i pranishëm në atë lloj terreni ku deputetët e opozitës e akuzonin si tradhtar dhe si kriminel.
Duke folur nga studio e MCN Live, ai deklaroi se Edi Rama më mirë që nuk ishte i ftuar në këtë klimë dhe i ftuar me lloj lloj epitetesh që nxori dje opozita kundër Kryeministrit lidhur me “çështjen McGonigal”, të cilën Zeqaj nuk e cilëson çështje.
Është tronditëse dhe qesharake që politika shqiptare merret me shumë gjëra anësore.
Rama me qetësi pranoi se është takuar me zyrtarin e lartë të FBI, këtu, atje, sqaroi të gjithë rrethanat.
As ai, as materiali, as akuza nuk flet as për zyrtarin e FBI që është i korruptuar dhe as Kryeministri si i korruptuar.
Duhet pritur se mund të dalë i pafajshëm zyrtari i FBI. Të presim gjyqin. Mund të diskutojë por jo për Kryeministrin i cili nuk është asnjë lloj faktori në këtë çështje.
Nuk ka pasur asnjë mbledhje në PS, asnjë analizë, në grup apo forume të tera për të analizuar këtë, por që s’është çështje grupi i Partisë Socialiste dhe dje vazhdoi procesin normalisht edhe pse u bënë përpjekje për të penguar me shumë zhurma dhe acarime.
Situata është shumë e acaruar aty flet kushdo dhe nuk dëgjon opozita.
Flasin të gjithë ç’të duan ata për këtë ngjarje dhe nuk flitet për një akuzë të selskionuar, studiuar që e lexon një person dhe ulet.
Aktualisht është krijuar një katrahurë ku secili flet dhe akuzon me lloj lloj fjalorësh dhe dalin nga tema.
Në këtë moment Rama e ka shpërfillur këtë moment të acaruar. Nuk është se Kryeministri është fshehur, vazhdon punën normalisht.
Mendoj se do të vijë në parlament por jo për të kënaqur akuzat që ngre opozita.
Zeqaj përsëriti se nuk ka asnjë lloj analize mbledhje apo diskutimi brenda Partisë Socialiste për këtë çështje, çka sipas tij do të thotë që PS po e kalon me qetësi këtë moment, ndërsa Partia Demokratike po humbet shumë pikë.
Lë të kuptohet se kap një moment për ta shfrytëzuar dhe kaluar në momentin e tyre.
Demonstrimi më duket pa kuptim, mund të bësh për çështje të ndryshme, është e drejta e opozitës, po të bësh demonstrim për këtë çështje më duket absurditet i madh.
Nuk mendoj se çfarë do iu ofrojnë këta njerëzve në tubim. Që të marrësh pushtetin, duhet të lëvizësh nga Tropoja në Sarandë çdo ditë. Duhet të marrësh takim me njerëzit.
Opozita nuk mundet me një incident apo një tjetër ë grumbullojë opinion për të përmbysur qeverinë. Janë pa platformë, që të kenë minimumin e pretendimeve. Zgjedhjet lokale po trokasin.
Shqipërisë do i dalim Zot, është parulla e Berishës. Po ti ke qenë zot i Shqipërisë, Vlorën e shkatërrove, Tropojën e shkatërrove!
Zoti që do dalë nesër në miting, për t’u folur shqiptarëve për të përfaqësuar një lëvizje... është shumë absurde.
Nuk kam asgjë me PD dhe as me njerëzit e mrekullueshëm që mbase luftojnë të bashkohem, unë e kam me këtë që do t’i dalë Shqipërisë zot.
Kontrata e fundit për naftë është bërë në 2008 në kohën e Berishës, për Visokën. Nuk ka sot asnjë strukturë të përgatitur që të vijë një i huaj dhe të shpojë.
Më vjen keq që thonë se do vijnë rusët. Me që ka qenë ky aksioneri rus, mashtrohet.
Gjithë bisedat janë bërë për çështjen e gazit dhe naftës. Po ku është gazi xhanëm?



