Berisha: Asnjë marrëveshje që përjashton njohjen e pavarësisë nuk do të pranohet

Berisha: Asnjë marrëveshje që përjashton njohjen e pavarësisë nuk do të pranohet

Deputeti i PDK-së në Kosovë, Hisen Berisha, është kundër pranimit të çdo lloj marrëveshjeje që nuk përfshin njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga Serbia. Në studion e MCN TV, përmes Skype-it, Berisha tha se çdo dakordësi që nuk përfshin njohjen duhet të kundërshtohet me çdo formë e mjet.

Ajo që duhet të bëj të ditur si deputet i Kuvendit, është se çdo marrëveshje që pikën e parë nuk e ka njohjen e pavarësisë së Kosovës, që nuk ka detyrimin e Serbisë për heqjen e Kosovës nga infrastruktura ligjore dhe Kushtetuta e saj duhet të kundërshtohet. Nëse diçka e tillë do të arrijë të përligjet, kjo për shqiptarët duhet të jetë sinjal për mobilizim të përgjithshëm për të kundërshtuar me çdo formë dhe mjet tendencën për ta imponuar një marrëveshje të tillë, e cila nuk e ka njohjen në rend të parë.

Berisha tha se bashkimi me Shqipërinë natyrale mbetet opsion në mungesë të integrimit europian.

Në vitin ‘91 është organizuar një plebishit në të gjitha trevat shqiptare dhe të gjithë janë deklaruar se janë të gatshëm për opsionin e tretë: bashkimin me Shqipërinë natyrale. Tani bota demokratike duhet të zgjedhë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy