Zhabina: Ministria e Drejtësisë të publikojë listën e noterëve problematikë, dhjetëra prej tyre pjesë e skemës që zhvat qytetarët

Zhabina: Ministria e Drejtësisë të publikojë listën e noterëve problematikë, dhjetëra prej tyre pjesë e skemës që zhvat qytetarët

Gazetari Xhevair Zhabina, thotë se deklaratat e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu mbeten në kuadër të retorikës politike, për bërjen publike të listës së noterëve problematikë.

 

Nga studio e “MCN Live”, ai deklaroi se minimumi që duhet të bëjë Ministria e Drejtësisë është që të bëjë publike listën e noterëve problematikë, në mënyrë që të informojë qytetarët, për t’i mbrojtur ata.

 

Sipas tij, prokuroria bën sikur heton, ndërkohë që masa ndaj noterëve nuk ka. 

 

Ndër të tjera shtoi se, ka kontrata noteriale të sekuestruara nga SPAK, prej nga janë prodhuar fakte penale.

 

Zhabina u shpreh se në vitet e fundit janë parë me dhjetëra emra noterësh të cilët janë pjesë e një skeme që në fund po zhvat qytetarin shqiptar. 

 

Asgjë nuk është bërë publike, thjesht jemi në retorikë politike, media ka gjetur një problem të rëndësishëm në funksionimin e shtetit ligjor siç është roli i noterëve që janë bërë halli i qytetarëve dhe minimumi që mund të bënte ministri i Drejtësisë është të nxirrte listën e noterëve me probleme, aty ku qytetarët nuk duhet të shkojnë. 

 

Ministria e Drejtësisë ka në dorë deri te heqja e licencës për një noter, apo procedim penal. Por jemi vetëm në retorikë politike, mediat e kanë bërë punën e tyre, gazetarët gjithashtu kanë identifikuar noterë të ndryshëm që kanë shkelur ligjin dhe ministria e ka për detyrë që t’i bëjë publike. E shoh të vështirë që ministria të dalë me masa konkrete të noterëve që shkelin ligjin. 

 

Prokuroria bën sikur i heton këta noterë dhe në fund të gjithë hetimet, për shembull që ka ndjekur Prokuroria e Tiranës, në fund fare nuk shkon me masa kundër noterëve, prokuroria bën sikur heton dhe në fund kostoja shkon te qytetarët. 

 

Unë mendoj se presioni ndaj ministrisë duhet të jetë më i madh, ne do vazhdojmë të bëjmë punën tonë dhe ministri Toni Gogu minimumi duhet të bëjë publike listën. 

 

Ministrit duhet t’i bëjë përshtypje dhe një gjë tjetër se një pjesë e madhe që paraqet SPAK në gjykatë janë kontrata noteriale që palë të ndryshe të përfshirë në vepra penale, i kanë përdorur këto kontrata për përvetësime trualli, si ai i truallit te “Air Albania”, apo dosja “Aruba”.

 

Ka kontrata noteriale të sekuestruara nga SPAK, prej nga janë prodhuar fakte penale. Në vitet e fundit ne kemi parë me dhjetëra emra noterësh. Noterët janë pjesë e një skeme që në fund po zhvat qytetarin shqiptar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy