Pagat/ Gjyqtarët dhe prokurorët gati të bllokojnë Thesarin e Shtetit, Gjykata Administrative vendos në orën 12:00

Pagat/ Gjyqtarët dhe prokurorët gati të bllokojnë Thesarin e Shtetit, Gjykata Administrative vendos në orën 12:00

Pas kallëzimit penal, beteja ligjore e gjyqtarëve dhe prokurorëve kundrejt ekzekutivit për çështjen e pagave ka kaluar në një tjetër nivel dramatik. Ditën e sotme pritet të merret një vendim që mund të paralizojë financat e vendit. 

 

Gjykata Administrative do të shprehet sot në orën 12:00 lidhur me kërkesën e parë të magjistratëve, të cilët kanë depozituar një padi me objekt: bllokimin e Thesarit të Shtetit deri në kalimin e plotë të pagave të tyre.

 

Përplasja ka arritur në pikën kulmore ku vetë institucionet kryesore të drejtësisë po kthehen kundër arkës së shtetit. 

 

Gjykata e Durrësit ka kërkuar zyrtarisht sigurim padie. Ata kërkojnë bllokimin e menjëhershëm të Thesarit të Shtetit përmes zyrave të përmbarimit, po ashtu dhe Gjykata e Lartë i është bashkuar kësaj lëvizjeje ekstreme, duke kërkuar saktësisht të njëjtën masë sigurie për bllokimin e llogarive shtetërore deri në zgjidhjen e çështjes.

 

Kjo padi në Gjykatën Administrative vjen si vijimësi e përshkallëzimit të konfliktit, pasi më herët magjistratët kanë dorëzuar edhe një kallëzim penal për këtë çështje. 

 

Pika e nxehtë e debatit mbetet mosindeksimi apo moskalimi i pagave të tyre sipas trajtimit të përcaktuar me ligj, gjë që ka bërë që trupa e gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndërmarrë hapa radikalë që prekin drejtpërdrejt buxhetin e shtetit. 

 

Vendimi i orës 12:00 pritet me interes të lartë publik, pasi një pranim i mundshëm i sigurimit të padisë do të sillte një ngërç të paprecedentë financiar për qeverinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy