Rritja me 50 mijë lekë për pagat e mjekëve/ Eskiu: Premtim elektoral i Ramës, me këtë rritje nuk arrijmë as Kosovën (VIDEO)

Rritja me 50 mijë lekë për pagat e mjekëve/ Eskiu: Premtim elektoral i Ramës, me këtë rritje nuk arrijmë as Kosovën (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama në Kongresin e parë të shëndetësisë njoftoi dje një rritje page me 50 mijë lekë të reja në muaj për çdo mjekë specialist.

Erges Eskiu, mjek logoped, i ftuar në “MCN live”, këtë vendim e sheh si një premtim të kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, niveli i premtimit duhej jetësuar përmes një VKM dhe të analizoheshin format dhe mënyrat e rritjes.

Ai e cilëson si premtim në mesin e shumë premtime për shëndetësinë falas, që sipas tij, nuk u realizuan kurrë.

Kjo është një rritje 480 dollarësh, e cila sipas kryeministrit shkon për mjekët specialistë, ndërkohë që mjekët e përgjithshëm dhe infermierët do të marrin rritje rroge 7%.

Kjo është në nivelin e premtimit, ai nuk është më kryetar opozite para zgjedhjeve dhe po premton se do tua rris rrogat.

Por të kishte një VKM , një vendim, ta shikonim, ta analizonim, kur të shikoheshin të gjitha zërat dhe se si do bëhej kjo shpërndarje, pra një urdhër që të fillonte o në prill o në maj, nuk ka rëndësi.

Jemi qartësisht në një premtim elektoral dhe këtu ka një kleçkë, që fundi i prillit, që i bie rroga e qershorit dhe pasi të kalojë 14 maji, ndoshta edhe e anulon, premtime gjigande, siç ishin 300 mije vende pune, shëndetësi, falas, etj. Ka për të qene gënjeshtër e radhës që nuk ka për tu realizuar.

Mjeku Eskiu, hoqi një paralele me nivelin e pagave që kanë vendet e rajonit.

Sipas tij, teksa mjekët në Kosovë, arrijnë paga deri ne 1200€, në Shqipëri, me gjithë këtë rritje të premtuar, nuk shkojnë as deri në 900€.

Rritja nuk është as në nivelin e pagës mesatare që kanë mjekët në Kosovë. Ata marrin 1200 € këto do të shkoj me rritjen që premtoj ne 900€.

Pra, ne nuk jemi as në nivelin e Kosovës, Malit të Zi, jo e jo, pra jemi sërish të fundit në Ballkan, sa i takon nivelit të pagave të mjekëve, pra edhe këtu bëhet kjo rritje pyesin se a është  e arsyeshme që të largohen mjekët, a do të vazhdojë emigrimi masiv i mjekeve, para se të rritje duhet ti pyesim mjekët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy