Pranimi i planit franko-gjerman nga Kurti, Spahiu: Afron marrëveshjen finale me Serbinë! Kushtet për asociacionin, të drejta

Pranimi i planit franko-gjerman nga Kurti, Spahiu: Afron marrëveshjen finale me Serbinë! Kushtet për asociacionin, të drejta

Politologu Nexhmedin Spahiu deklaroi përmes një lidhje ‘Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se vendimi i Kurtit për pranimin e planit franko-gjerman është një lajm i mirë pasi në draft (nëse mbetet i njëjti) thuhet që Serbia do të njohë simbolet e Kosovës dhe në mënyrë i hapet rruga për njohjen e plotë të shtetit.

Duke vijuar më tej, Spahiu tha se njohja e Kosovës nga Serbia lehtëson në një farë mënyrë njohjen nga shtete të tjera, ose së paku heq mundësinë e përdorimit të preteksteve të ndryshme siç ndodh me Spanjën.

Në lidhje me asociacionin, Spahiu theksoi se kushti i Kurtit, për pranim të marrëveshjes pas njohjes është në rregull pasi nuk mund të vendoset autonomi brenda një shteti autonom, siç e konsideron Serbia Kosovën.

Patjetër, nëse teksti i këtij drafti mbetet ai që është publikuar ndër të tjera thuhet që Serbia do të njohë simbolet e Kosovës. Është gjë pozitive dhe afron një marrëveshje finale me Serbinë.

Nuk ka garanci, që Serbia se facto dhe de juro do njohë Kosovën, edhe pse në draft nuk thuhet në mënyrë taksative, por nënkuptohet nga njohja e simboleve të Kosovës. Njohja e tyre do të thotë njohje e kombit dhe njohjet e pavarësisë. Këtu është çështja. Njohja nga Serbia lehtëson një punë të madhe për ata që kanë përdorur pretekste të ndryshme si Spanja. Është e drejtë e Spanjës ta njohë apo jo, kjo është e drejtë sovrane e secilit shtet. Prandaj  politikat e Bashkimit Evropian merren me konsensus dhe nuk ka imponim. Brukseli mund të rekomandojë, por nuk mund t’ia imponojë Madridit apo Athinës. Nuk mund të thonë që ju patjetër duhet ta njohni. Por një presion më i madh nga ana e Uashingtonit, mbi këto vende mund të ketë efekt dhe këtë mund të ketë menduar Kurti.

Nëse bëhet fjalë për njohje reciproke, ky term përdoret gabimisht. Njohje reciproke përdoret mes Kosovës dhe Tajvanit p.sh, apo me vende që nuk ka njohje të gjerë. Serbia është e njohur nga Kongresi Berlinit. Bëhet fjalë për njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë dhe kushti që ka vënë Kurti është në rregull. Nuk ka kuptim që të ketë autonomi. Vetë Kosova nga Serbia konsiderohet Republikë autonome, dhe me asociacionin i bie të krijohet provincë brenda një province. Do të ishte absurde. Asociacioni mund të hyjë në fuqi vetëm kur Serbia ta njohë Kosovën dhe Kurti është në rregull. Diskutimi se cilat mund të ishin kompetencat e asociacionit dhe dakordimi me palën serbe mund të fillojë që tani pasi ky është pazari që behët mes Kosovës dhe Serbisë. Që Serbia të japë njohjen dhe Kosova të ofrojë autonomi më të madhe. Nuk është e përcaktuar niveli i kësaj autonomie. Serbët kërkojnë autonomi të tipit Republika Srpska në Bosnjë, e tha dhe Dodiç. Amerikanët thonë se nuk do të tolerojmë që do të shkojmë deri në atë masë. Por nëse nuk është ajo nuk do të thotë që s’do të jetë diçka afër saj. Kosova duhet të jetë e kujdesshme të rezistojë deri në fund.

Kosova duhet t’i përmbahet marrëveshjeve të arritura në Bruksel, të tregojë që është shtet serioz. Të gjitha dëmet që ka janë pasojë e joseriozitetit të lidershipit dhe institucioneve. Serioziteti krijon autoritet më të madh të saj në skenat ndërkombëtare.

Deri sa fqinji yt nuk njeh ekzistencën tende, kjo është armiqësi e hapur. Opsioni për ta copëtuar Kosovën është i kahershëm nga pala serbe. Pa veriun e Kosovës, shteti i Kosovës nuk mund të funksionojë, gjysma furnizohet me ujë nga veriu, përfshirë dhe Prishtinë. Pa ujin e veriut, Kosova mbetet pa energji elektrike.

Rreziku i luftës nuk është përjashtohet deri sa të nënshkruhet një marrëveshje. Faza më e rrezikshme është kur i afrohemi nënshkrimit të saj. Kemi një paqe të acartë. Situata nuk është e qëndrueshme, nëse kjo zgjat diku mund të shpërthejë dhe mund të shkaktohet dhe lufta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy