Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn

Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn

Gjykata e Lartë vendosi të lërë pas hekurave kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke rrëzuar rekursin e bërë prej tij.

 

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i mbledhur në Dhomë Këshillimi ditën e sotme vendosi: Lënien në fuqi të Vendimit nr.13, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

Veliaj nuk ishte i pranishëm në sallën e Gjykatës së Lartë dhe as prokurorët Altin Dumani dhe Olsi Dado, pasi seanca u mbajt në Dhomë Këshillimi, ku u shqyrtuan dokumentet. 

 

Vendimi u mor nga gjyqtarët Valbon Çekrezi, Genc Shala dhe relatori Sandër Simoni.

 

“MCN Live” mësoi se Gjykata e Lartë vendosi të lërë pas hekurave Veliajn me vendim, 3 me 0, nën argumentin se nuk kanë ndryshuar kushtet për të lehtësuar masën e sigurisë.

 

Të tre gjyqtarët vendosën pro për ta lënë Veliajn në qeli dhe askush nuk ka qenë kundër SPAK.

 

Nndaj Veliajt rëndojnë 13 akuza, mes tyre “Shpërdorim detyre”, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm”, "Fshehje e pasurisë" dhe “Korrupsion”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy