Objekti i rrëzuar mbi Kanada, tullumbace metalike që mbante lidhur një ngarkesë

Objekti i rrëzuar mbi Kanada, tullumbace metalike që mbante lidhur një ngarkesë

Objekti i paidentifikuar fluturues i rrëzuar mbi qiellin kanadez të shtunën ishte një tullumbace e vogël metalike me një ngarkesë të lidhur në të.

Një zbulim i tillë u bë me anë të një shënimi nga Pentagoni dërguar sot Kongresit, cituar nga CNN.

Objekti ishte përshkruar më parë edhe nga qeveria kanadeze, se kishte një formë cilindrike.

Në shënim, zyrtarët flasin gjithashtu për objektet e shkatërruar mbi Alaskë dhe në liqenin Huron, në Michigan.

Objekti pas përplasjes zbriti ngadalë drejt detit, ndërsa cilësohet sa madhësia e një makine të vogël, ose shumë më e vogël se tullumbacja spiune kineze.

Senati amerikan do të mbajë një konferencë të klasifikuar për të gjithë senatorët mbi objektet e rrëzuara të martën.

Shtëpia e Bardhë mohoi të hënën se veprimet e fundit të Presidentit Joe Biden për të rrëzuar objektet në lartësi të mëdha të identifikuara që fluturonin mbi hapësirën ajrore amerikane ishin rezultat i presionit politik, pas kritikave të mëparshme se ai kishte pritur shumë gjatë për të bërë thirrjen për të rrëzuar një tullumbace kineze të dyshuar se përdorej për spiunazh nga Kina.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy