Lobimet ruse, pritet auditimi i PD (VIDEO)

Lobimet ruse, pritet auditimi i PD (VIDEO)

Marrë shkas nga aktakuza e fundit për ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal, Partia Demokratike po nxiton të publikojë sa më shpejt raportin përfundimtar për financimet ruse në selinë blu, në kohën kur demokratët kishin për kryetar Lulzim Bashën.

Kryetarja e grupit të auditimit, Ledina Mandia e cila po drejton hetimin për 500 mijë dollarët që Basha akuzohet se i ka marrë nga rusët, garanton se brenda dy javësh PD do të publikojë rezultatet.

Sipas Mandisë, përmendja e Nik Muzin në aktakuzën e ngritur në SHBA, ngre dyshime nëse PD e Lulzim Bashës ka qenë e lidhur me paratë ruse dhe mbi rolin që Edi Rama mund të ketë patur në këtë çështje.

Për herë të parë, Mandia ka treguar me emra se si oligarku rus Oleg Deripaska i lidhur me McGonigal, arriti nëpërmjet disa kompanive nga Austria në Shqipëri të përfitojë tendera nga qeveria shqiptare.

Prej vitit 2017, Rama dhe Basha janë përplasur për lobimet ruse, ndërkohë kësaj radhe PD e Berishës i akuzon të dy, si bashkëpuntorë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy