Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, në Komisionin e Ligjeve, ku diskutohet për pagat e magjistratëve dhe konkretisht projektligjin për “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, kërkoi zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Ajo tha se qëllimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese është rritja e pagës së magjistratëve dhe konkretisht rritje progresive e saj.
Duhet të reflektohet paga referuese, pasi është bërë referimi në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi gjykata e ka gjetur të pabazuar Vendimin e Këshillit të Ministrave dhe se qëllimi i kërkesës kushtetuese është rritja e pagës së magjistratëve dhe rritja progresive e saj.
Paga lidhet me shkallën e gjykatës apo prokurorisë, apo vjetërsinë në funksion. Pasi kas kaluar afati 31 korrik që ligjvënësi të shprehej për pagën referuese, KLP është mbledhur dhe ka diskutuar.
Ndonëse nuk jemi njohur në detaje me projektligjin e kaluar nga Komisioni i Ekonomisë.
Rritje 0.02% është minimale, krahasuar me llogaritjen e vetë këshillit dhe atë që përcaktohet dhe nga Gjykata Kushtetuese, ka diferencë shumë të madhe dhe nuk reflekton referimin e sistemit të pagave të administratës shtetërore.



