Llabani: Në burgje kemi shumë Dan Hutra që nuk trajtohen! Situata në rrethe më zi se ç’duket

Llabani: Në burgje kemi shumë Dan Hutra që nuk trajtohen! Situata në rrethe më zi se ç’duket

Dhuna ndaj grave dhe krimet në familje ishin në fokus të emisionit “Fol” të gazetarit Erjon Skëndaj këtë 8 mars.

Analistja Anduena Llabani theksoi se jo vetëm që s’kemi frenim të krimeve në familje, por kemi edhe autorë përsëritës.

Duke u ndalur te vrasja e trefishtë e ndodhur së fundmi, Llabani ngriti alarmin se në burgje kemi shumë Dan Hutra, të cilët nuk kurohen dhe trajtohen.

Llabani shtoi se në rrethe situata është edhe më zi se ç’duket, pasi gratë nuk e denoncojnë dhunën.

25 vite mjafton për të kuptuar se ku e kemi rolin dhe çfarë ndodh me drejtësinë shqiptare. Kam raportuar për vrasje monstruoze të vajzave, grave, dhunës në familje, bullizmit dhe maskilizmit, dhe fatkeqësisht në 25 vite s’ka ndryshuar asgjë.

Ishte një krim i paralajmëruar le të themi. Shteti s’është marrë me Dan Hutrën. Vuante dënimin në një nga burgjet e sigurisë së mesme dhe askujt s’i ka rënë në sy. Në burg ka psikolog që bëjnë vlerësimet, ka një dosje që merret me sjelljet e tyre. Ka pasur vetëm raporte negative ndaj tij. Ka qenë një person konfliktual. Ka pasur edhe një tentativë për vrasje të një të burgosuri tjetër me të cilin ndante qelinë. Nuk e kuptoj që pse institucionet mes tyre nuk komunikojnë. A ka një detyrim ligjor që institucionet të shkëmbejnë informacione të tilla. Nuk ka pasur vëmendje, qoftë nga organi i akuzës, qoftë nga gjykata që vendosi më pas lirimin e tij. Ky është dënuar tamam 24 vite burg, por me gjykim të shkurtuar...Gjykimi i shkurtuar është aplikuar deri para dy vitesh, kur u vendos që të mos tolerohej më krimi brenda familjes.

Për krimin në familje që prej dy vitesh nuk aplikohet më. Por ka shumë të tjerë të dënuar më parë me gjykim të shkurtuar për vrasjen e bashkëshorteve. Nuk ka një hartë, nuk dimë zonat e nxehta, nuk dimë çfarë ndodh nëpër rrethe. 524 urdhra mbrojtje janë miratuar nga gjykata në Tiranë. Në 2023-shin vetëm 68 janë miratuar nga gjykata vetëm për Tiranën. Nëpër rrethe është edhe më zi se ç’duket. Ne në burgje kemi Dan Hutra sa të duash që nuk kurohen, nuk trajtohen. Nuk kemi frenim të krimit në familje, kemi përsëritës. Marrja e tyre në trajtim është më e nevojshme se kurrë. Psikologët që shkojnë në gjykata as nuk paguhen nga gjykata për këtë punë”.

Llabani tha se mediat kanë fajin e vet kur jep detaje lidhur me vrasjet apo vetëvrasjet. Ajo tha se të ashtuquajturat “krime pasioni” trajtohen me detaje nga media pasi tërheqin opinionin publik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy