
Fatbardh Kadilli në studion e Të Paekspozuarit në MCN TV duke komentuar situatën në partinë Demokratike deklaroi se ajo është kthyer sërish tek ajo gjendja që gjithçka e mendon vetëm Berisha.
Ai tha se kjo parti u kthye dhe njëherë pas duke zgjedhur të vjetrën dhe kjo e vjetër nuk mund të bëhet kurrë e ardhme. Sipas tij, kjo spirale zbritëse do vazhdoj të thellohet dhe më tepër me zgjedhjet e 14 majit.
Berisha po bën të njëjtën gjë që ka bërë, është kthyer dhe njëherë te gjendja që nuk mendon sepse aty mendon vetëm Berisha, të gjithë presin çfarë thotë doktori. Po dëgjove një fjalë në parlament që nuk është ashtu siç do doktori nuk ndodh. Është dëshpërim sepse përveçse jemi kthyer në model të kryetarokracisë jemi kthyer dhe tek e vjetra. Kjo parti u kthye dhe njëherë pas duke zgjedhur të vjetrën dhe kjo e vjetër nuk mund të bëhet kurrë e ardhme dhe ky është një dëshpërim dhe më i madh. Unë jam diku në mes të dy palëve dhe nuk shkoj tek asnjëri sepse kam një dyshim se kjo spirale zbritëse do vazhdoj të thellohet dhe më tepër me këto zgjedhje që kemi përballë.
I pyetur se ludhur me revolucionin, ai tha se problemi është se ajo që quan Berisha revolucion është ftesë për njerëzit për të përmbysur Ramën.
Berisha ka frikë vetë nga votimi sepse ka krijuar idenë se e blen Rama. Natyrisht që pushteti ka një avancë në raport me opozitën. Që të ndryshojë pushteti duhet që opozita së pari të propozojë diçka të re, ide të reja politike dhe të ketë njerëz që ngjallin shpresën. S’mund të ketë të njëjtën njerëz që kanë bërë të njëjtat dëme. Angazhimin tim polik se kam parë si ftesë dhe kompromise me Berishën dhe Bashën. Unë jam në kontakt me demokratët sistematikisht, bëj përpjekjet e mia me mjetet e mia. Demokratët ose duhet të ndërgjegjësohen dhe të shkojnë tek e ardhmja ose do vazhdojnë të zbresin edhe më poshtë. Maxhoranca është në rregull e blen çdo gjë.
Sa i përket grupit të Alibeaj, Kadilli tha se ai është vetë izoluar në një mënyrë të tillë saqë se kuptoj.
Shqetësimi im është se ai nuk thotë asgjë sepse po të thoshte diçka do ishte gjysma e së keqes. Askush nga ne nuk mban mend se çfarë ka thënë. Ky grup nuk prodhon asnjë aksion politik. Si opozitë nuk ekzistojnë.



