Kara: Duhet veting nga drejtësia për të gjithë noterët, kanë bërë krimet më të mëdha

Kara: Duhet veting nga drejtësia për të gjithë noterët, kanë bërë krimet më të mëdha

Juristi i njohur Romeo Kara në ‘MCN Live’ ka lëshuar akuza të forta ndaj sistemit të noterisë në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një nga hallkat më të korruptuara që po lehtëson pastrimin e parave dhe tjetërsimin e pronave. 

 

Kara u shpreh se shkeljet e kryera nga disa noterë kanë sjellë pasoja të rënda për qytetarët, ndërsa kërkoi me ngulm që ky sektor t'i nënshtrohet menjëherë një procesi të rreptë vetingu. 

 

Juristi solli në vëmendje raste konkrete të abuzimit me detyrën, duke përmendur një skandal ku përfshihen prona në sekuestro preventive, të cilat sipas tij janë shitur në mënyrë fiktive me çmime jashtë logjikës së tregut. 

 

Në qoftë se kanë bërë krime, sa noterët s’ka bërë kush këtu, e kanë bërë dhe nuk zhbëhet më ajo që kanë bërë ata. Kemi folur për rastin Kongoli, por kemi rast tjetër për të treguar. Një qytetar i quajtur Bledar Myzeqari është ankuar tek unë; një noter me mbiemrin Koseni u ka bërë gjëmën atyre, i ka noterizuar shitjen e 10 pronave që kanë qenë në sekuestro. 

 

Këto prona, të blera në vitin 2010, kanë bërë shitje fiktive të 10 pronave, ku përfshihen 5 apartamente dhe 5 bodrume për vlerën 120 mijë euro. Jo vetëm që ka bërë veprime, por këta të bëjnë gjëmën, dukshëm me çmim më të ulët. Këto janë raste të pastra të pastrimit të parave. 

 

Kur ka dukshëm çmim ose më lartë ose më ulët nga tregu, ti je i detyruar ta pezullosh procedurën, prandaj ky Bledari ka qenë në probleme të mëdha psiqike se nuk është në gjendje të përballet me këtë sistem të korruptuar. Kemi ministrin që ka një departament që merret me këto licenca, sikurse ja hoqi noteres Koçi, t'ja heqë dhe këtyre.

 

Më tej, juristi theksoi se pastrimi i parave shpesh fshihet pas akteve të huadhënies që mbyllen me sekuestrime pronash, duke kërkuar që Ministria e Drejtësisë të ndërhyjë me të njëjtën rreptësi si në rastet e mëparshme të heqjes së licencave. 

 

Mendoj se kemi nevojë për një veting nga i pari te i fundit noter. Ka nisur me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm dhe administratën, por duhet të mbyllet me noterët, sepse janë këta që i vënë vulën dhe s'ka burrë nëne ta zhbëjë këtë. Noteri çfarë nuk ligjëron, duhet të jetë figurë e besueshme me integritet. 

 

Ti vërtet noterizon shitjen e pronave, por këta janë të gjithë pronarë me nga 20 prona, dhe akti i huasë duhet raportuar te Pastrimi i Parave. Nëse ti më jep mua 10 milionë euro borxh, ato nuk kthehen më, unë burg nuk bëj dhe kjo është baza e heqjes së skllavërisë. Noterët nuk mund t'i lejojnë këto veprime. 

 

Mosreagimi i opinionit në përgjithësi është bashkëfajësi, por mosreagimi i autoriteteve është kulmi i bashkëfajësisë. Nuk reagon Dhoma e Noterisë apo e Avokatisë, por kemi Ministrinë, sepse për këtë punë ata janë atje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy