Karabina: Matura Shtetërore duhet të kishte ndaluar me kohë, barra nga dështimet bie te nxënësit dhe familjet (VIDEO)

Karabina: Matura Shtetërore duhet të kishte ndaluar me kohë, barra nga dështimet bie te nxënësit dhe familjet (VIDEO)

Pedagogia Mirela Karabina në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me maturën shtetërore për të cilën u shpreh se rëndësia e arsimit është kur ajo ndërmerr reforma të cilat rezultojnë të suksesshme.

Ajo tha se matura shtetërore është i dështuar si proces dhe ka degraduar, ndërsa theksoi se qeveria nuk i kushton vëmendjen e duhur arsimit. Sipas saj, matura shtetërore duhet të ishte ndaluar me kohë sepse sistemi i deformuar ka ndikuar te nxënësit dhe studentët.

Duhet të ndalemi gjithmonë te arsimi sepse pa arsim nuk ka zhvillim dhe në fakt ne jemi në një gjendje të vështirë. Nëse ka një sektor për çdo familje që është e interesuar dhe shpenzon është arsimi. Vetëm shteti dhe qeveria nuk është e interesuar. Matura shtetërorë ka degraduar si proces është i dështuar. Matura ka lindur në 2006 dhe fillimisht ajo ka ecur mirë 2-3 vitet e para, pastaj nisi të çalonte te administrimi në shkolla. Kishte një kopjim masiv. Pa paragjykuar këto rezultate nuk janë të reja sepse ato rezultate na janë kthyer në fenomen se kur ndodh e njëjta gjë ndër vite kthehet në normale. Kemi parë diferenca në nota, ka pasur mospërputhje.

Më tej ajo theksoi se ne kemi një shkollë me shumë probleme, ku studentët nuk dalin të kualifikuar dhe nga e gjithë kjo të dëmtuarit janë studentëtë dhe familjet shqipatre.

Tregu ka nevojë për nxënës dhe studentë por që s’janë të kualifikuar, dhe nuk mund të jenë kur kanë problematika të mëdha në shkolla.  Matura shtetërore duhet të ishte ndalur me kohë sepse sistemi i deformuar ka ndikuar te nxënësit dhe studentët. Çdo vit evidentojmë të njëjta probleme, del teza, kopjimet dhe asnjë masë nuk është marrë. Nuk kemi dëgjuar asgjë, ajo duhet bërë shembull që vitin tjetër të mos ndodhë. Ne po i japim një model të deformuar maturantëve sepse duke marrë të drejtën e njeri-tjetrit, duke mashtruar kështu do sillen dhe ata nesër në shoqëri. Ka një papërgjegjshmëri të madhe nga ministria e arsimit. Matura në këtë pikë s’postohet dhe nuk është më drejtuese për universitetet, por duhet të jetë një pikë për përfundimin e një cikli 12-vjeçar. Nga e gjithë problematikë këtu dëmtohen vetëm maturantët dhe familjet.

Një tjetër problematikë e hasur janë dhe rezultate e këtyre maturantëve te gjuha shqipe, ku Karabina theksoi se shumë prej tyre dilnin më mirë në provimet e gjuhës së huaj se sa te ajo shqipe.

Nëse do ishim referuar rezultateve do kishim interes, por ne kemi probleme për shembull nxënësit kanë dalë me nota më të mira në gjuhën e huaj se në gjuhën shqipe. Jo vetëm nxjerrin në pah problematikën me të nxënësit, por kemi dhe një paçavure me maturën shtetërore. Ne po i bëjmë vetëm dëm. Absurdi në vitet e pandemisë, rezultati na del më i lartë se në vitet kur nuk ishim në pandemi. Ata maturantë që dalin të deformuar nga ky proces do i kemi përballë në funksione. Nëse degradoi procesi në administrim dhe nuk u bë asgjë për ta rregulluar çdo gjë tjetër që ndodha në maturë duket normale. Është një katrahurë që gatuhet çdo vit dhe nuk mban askush përgjegjësi.

Karabina tha se ka ardhur koha që në provimet e maturës të kemi dhe provime me gojë dhe jo vetëm me shkrim dhe matura të shkëputet në lidhje me universitetin.

Nëse ka qenë një provim përcaktues për hyrjen në universitete para dy vitesh është hequr një lëndë. Përsh. mjekësia nuk të vë vetëm kiminë, hyn dhe biologjia. Matura është centralizuar totalisht, ajo duhet të kishte ndaluar me kohë sepse këtë ligji ja njeh universitetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy