Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në zonën e Laprakës në Tiranë.
Sipas burimeve të MCN nga të shtënat kanë mbetur të plagosur dy persona, të identifikuar si Bledar Dauti dhe Dashamir Tahiri.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.



