Një nga katastrofat më të mëdha në 150 vitet e fundit, e konsideroi gazetari Sokol Brahaj tërmetin e fuqishëm që goditi së fundmi Turqinë. Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV ai bëri me dije se në total janë afro 3000 ndërtesa të rrëzuara, dhe dhjetëra që mund të rrafshohen nga paslëkundjet e pritshme.
Po ashtu gazetari tha se mësimi në shkolla është shtyrë me 2 javë, ndërkohë që autoritetet e u kanë kërkuar qytetarëve të mos u afrohen ndërtesave të dëmtuara dhe të qëndrojnë në sheshe të hapura.
Unë s’e kam ndjerë tërmetin. Është një katastrofë e madhe, një kaos i madh, një panik i madh, në atë pjesë ku tërmeti ka rënë dhe vazhdojnë të bien tërmete të mëdha. Tërmeti i sotëm në Juglindje të Turqisë është një nga katastrofat e mëdha të 150 viteve të fundit. Kështu shprehen specialistët, ashtu tha edhe Presidenti Erdogan. Kjo ka qenë zonë pilote për studime, kërkime dhe për rindërtimin e gjithë qytetit. Por megjithatë numri i të vdekurve nuk dihet mirë. Të dhënat zyrtaret deri tani janë 1121 të vdekur. Ndërsa për numrin e viktimave në shumë televizione të botës arrin 1500- 2000-2500 ka edhe 4000-500. Këto janë shifra jo reale. Këshillat e autoriteteve janë që të mos u afrohen ndërtesave po u dhënë leje autoritetet dhe të shkojnë në shesh ku s’ka ndërtesa rreth e rrotull. Ministri i Arsimit i pezulloi shkollat në të gjithë Turqinë, dhe i shtynë edhe dy jave pushimet dimërore. Lëkundjet pas atij tërmeti mund të jenë më të gjëra, mund të kalojnë edhe në pjesë të tjera.
Turqia është shumë e përgatitur për të mos krijuar panik më të madh në popull. Në të gjitha pamjet, në TV, në mediat e shkruara është ajo çfarë ka ndodhur në qendrat e qyteteve. Se çfarë ka ndodhur në fshatra e lëmë mënjanë sepse shumë fshatra janë bllokuar nga bora. 2834 janë ndërtesat e rrëzuara. Janë edhe dhjetëra të tjera, që sapo të bjerë një tërmet tjetër do rrëzohen. Në orën 03:00 pas dreke kanë mbërritur edhe ndihmat nga Azerbajxhani. I përqendrimi i medias është te kërkim-shpëtimi.



