Konflikti për pagat e magjistratëve/ Shella: Kuvendi e ka krijuar ngërçin. Pushteti ekzekutiv i bëri një atentat mirëfilli ndaj gjyqësorit

Konflikti për pagat e magjistratëve/ Shella: Kuvendi e ka krijuar ngërçin. Pushteti ekzekutiv i bëri një atentat mirëfilli ndaj gjyqësorit

Shoqatat e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve kanë depozituar kallëzimin e parë në SPAK për mosekzekutimin e pagave të muajit gusht.

 

Njohësi i sistemit të drejtësisë dhe drejtori i INFOCIP, Gerti Shella, thotë për “MCN Live” se ngërçin e ka krijuar Kuvendi, i cili duhet të merrte masa, pasi nuk zbatoi detyrën që i ka dhënë Kushtetuesja.

 

Kuvendi me datën 31 korrik kishte afat që të bënte rregullimet ligjore, në mënyrë që të rriteshin apo të indeksoheshin pagat e gjyqtarëve, konform ligjit, që do të thotë nga shkurti deri më 31 korrik rreth pesë muaj kohë në dispozicion që të merrte masa për të bërë rregullimet e duhura.

 

Pra, Kuvendi është vonuar dhe duke u vonuar pagat e muajit gusht nuk u lëvruan nga Ministria e Financave që të bëheshin pagesat e magjistratëve, pra atyre që janë në piramidën e kancelarit.

 

Sot jemi më 10 shtator, dhe nuk janë paguar ende. 

 

 

Sipas tij, me këtë veprim pushteti ekzekutiv i bëri një atentat mirëfilli ndaj gjyqësorit.

 

Copa e letrës së Ministrisë së Financave apo mosveprimi i Kuvendit, ngelën pa u paguar stafet e administratës gjyqësore dhe magjistratët dhe gjyqtarët. 

 

Do të thotë që jemi në kushte kur pushteti ekzekutiv i bën një atentat mirëfilli asaj që është dega e gjyqësorit, dhe ekzaktësisht në pagesën që kanë të drejtë të marrin dhe që është sinonim i pavarësisë së tyre, se me to u ke prekur autonominë dhe pavarësinë.

 

Ngërçin e ka krijuar Kuvendi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy