Alarm nga zjarret në Elbasan/ Vatra aktive në Gurëshpatë, Mali i Qukësit digjet prej 5 javësh

Alarm nga zjarret në Elbasan/ Vatra aktive në Gurëshpatë, Mali i Qukësit digjet prej 5 javësh

Situata e zjarreve në Qarkun e Elbasanit mbetet kritike dhe në monitorim të vazhdueshëm. Gjatë orëve të fundit, vatra të reja dhe të vjetra zjarri janë riaktivizuar në zona të ndryshme të Librazhdit dhe Prrenjasit, duke vënë në lëvizje shërbimet zjarrfikëse. 

 

Një nga vatrat më problematike dhe aktualisht aktive raportohet në fshatin Gurëshpatë të Librazhdit. Për menaxhimin e situatës, në terren janë angazhuar efektivët e MZSH Librazhd me mjete zjarrfikëse, të cilët po punojnë intensivisht për izolimin e flakëve. 

 

Fatmirësisht, sipas informacioneve të fundit, kjo vatër njoftohet se nuk paraqet rrezik për zonat e banuara rreth e rrotull. Ndërkohë, një situatë e pazakontë paraqitet në Malin e Qukësit, në territorin e Bashkisë Prrenjas. 

 

Vatra e zjarrit në këtë zonë pyjore mbetet aktive prej pesë javësh. Aktualisht, ajo është nën mbikëqyrje të rreptë nga shërbimet e MZSH-së për të parandaluar përhapjen e mëtejshme apo riaktivizimin masiv të flakëve. 

 

Problematika është zgjeruar gjatë 24 orëve të fundit, ku vatra të reja zjarri janë raportuar edhe në Malin e Polisit si dhe në zonën e Hotolishtit. Puna e zjarrfikësve po vështirësohet ndjeshëm nga terreni mjaft i thyer malor dhe aksesi i kufizuar me mjete në zonat e përfshira nga flakët. 

 

Efektivët e shpëtimit mbeten në gatishmëri të lartë, duke pasur si prioritet absolut mbrojtjen e jetës së banorëve, të pronave dhe të masiveve pyjore. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy