Sot Kuvend/ Në rend dite shkarkimi i Nikollës, 12 deputetë demokratë të përjashtuar

Sot Kuvend/ Në rend dite shkarkimi i Nikollës, 12 deputetë demokratë të përjashtuar

Zhvillohet sot seanca plenare në Kuvend. 12 deputetë të Partisë Demokratike do të mungojnë, pasi janë përjashtuar për shkak të debateve të shkaktuara në seancat e kaluara.

Ata janë Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.

Ndërkohë në rendin e ditës të seancës së sotme është parashikuar të shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e Lindita Nikollës si kryetare Kuvendi. Për këtë arsye seanca do të drejtohet nga Ermonela Felaj.

Mazhoranca e bëri të qartë se do ta refuzojë kërkesën e demokratëve, pasi sipas socialistëve Nikolla e ka zbatuar me korrektësi rregulloren, pasi kuvendi ishte në situatë të jashtëzakonshme e kësisoj seanca nuk mund të vijonte normalisht dhe duhej kaluar menjëherë në votim.

Ndërkohë, jashtë Kuvendit, Sali Berisha ka paralajmëruar se do të vijojë “revolucionin” bashkë me mbështetësit e tij. Në orën 10:00 kur do të nisë seanca plenare, ka njoftuar se do të mbajë protestë.

Rendi i ditës i seancës plenare

Ne mbështetje te nenit 7, pika 6, nenit 27/1 te Rregullores se Kuvendit, bazuar ne kalendarin e punimeve per periudhën 5-25 shkurt 2023, URDHEROJ:

I. Mbledhjen e Kuvendit ne seancen plenare te dates 16.2.2023, ora 10:00. II. Rendi i dites i seances plenare eshte si me poshte:

1. Miratimi i procesverbaleve te seancave plenare te dates 2.2.2023 dhe 13.2.2023;

2. Njoftime;

3. Projektligj "Per disa ndryshime ne ligjin nr.10296, date 8.7.2010, "Per menaxhimin financiar dhe kontrollin", te ndryshuar" .

4. Projektligj "Per ratifikimin e marreveshjes, ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Finlandes, per eliminimin e tatimit te dyfishte ne lidhje me tatimet mbi te ardhurat dhe parandalimin e shmangien e evazionit tatimor".

5. Projektligj "Per ratifikimin e marreveshjes se huas, ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise (huamarresi) dhe Agjencise Franceze per Zhvillim (huadhenesi), per financimin e projektit "Furnizimi me uje i qytetit te Durresit'"'.

6. Projektligj "Per miratimin e kontrates shtese per ndryshimin e kontrates se koncesionit, ndermjet Ministrise se Financave dhe Ekonomise, si autoritet kontraktues, dhe shoqerive "Sicpa Security Solutions" s.a. e "Sicpa Security Solutions Albania" sh.p.k., per projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e nje sistemi per emetimin, shperndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e te pullave te kontrollit te barnave, miratuar me ligjin nr.l 0381 , date 24.2.20 11.

7. Projektvendim "Për shkarkimin e Kryetares se Kuvendit te Shqipërisë, zonjës Lindita Nikolla.

8. Projektvendim "Mbi propozimin për punonjësit me kohe jo te plote pune pranë KQZ, për procesin e pilotimit te votimit dhe numërimit elektronik ne zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore te datës 14 maj 2023"

9. Projektvendim "Për ndryshime ne strukturën organizative te ILD. 10.

Diskutime për çështje jashtë rendit te ditës (60').

III. Ngarkohen Shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit te ditës te seancës plenare, njoftimin e anëtarëve te Kuvendit me ane te mjeteve te komunikimit elektronik si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar qe do te shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn ne fuqi menjëherë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy