
Në "MCN Live" u analizua qëllimi i protestës dhe vijimësia e saj.
Panelistët, Irma Marku, anëtare e PD, avokatja Alesia Balliu dhe Oresti Berberi, anëtar i PD-së, ndanë mendimet pro dhe kundër faktit se çfarë solli protesta në vetvete dhe çfarë do të arrijë në të ardhmen.
Marku:
Vijimin e protestave, ndjehem mirë që shqiptarët më në fund janë zgjuar dhe e kanë shpalosur ndjenjën e të protestuarit, sepse prej dekadash shqiptarët protestonin me urdhër partie.
Jam angazhuar t'i analizoj rrymat brenda protestës, një dëshirë të madhe, ka edhe rryma të ndryshme dhe jam munduar të kuptoj.
Në fakt prisja një revoltë të shtuar në fillim të protestës dhe pashë që filloi të zgjohet shpresa për të protestuar, shikoj se ka rënë, është shuar pak shpresa e parë, por jam shpresëplotë që do vazhdojmë të protestojmë në këtë vjeshtë për të realizuar më shumë dëshirën e kësaj kaste politike dhe ngritjen e një qeverie teknike.
Balliu:
I mban gjallë pakënaqësitë ndaj pushtetit, korrupsionit, mungesës së drejtësisë, ndaj individëve të korruptuar, nevoja për të pasur një shtet ligjor, nevoja për të pasur garë, që populli të vendosë kush do t'i përfaqësojë në Parlament, jo kush do të sillet në Parlament, arsyet janë këto.
Autokratë janë Rama dhe Berisha dhe kjo ishte një protestë që kërkonte ndarjen e kësaj kaste politike, dhe një ndër kërkesat është nevoja për të ndryshuar sistemin, të kemi lista të hapura, sistem të ri zgjedhor.
Duke ulur vlerat e Parlamentit, siç ka vepruar Zeqineja, shqiptarët kanë nevojë të ndihen të dëgjuar.
Po ashtu edhe PS dhe PD, shumica përfaqësojnë interesat e partisë, jo të përfaqësuar, të votuar nga populli, nuk ka vota dhe deputeti nuk përfaqëson askënd.
Protestë për herë të parë që është kundër pozitës dhe opozitës. Kjo protestë do të arrijë rezultatin në fund, kur të arrijë rezultatin, të kryejë misionin e saj që ka dalë në atë shesh, ndryshimin e këtij sistemi.
Berberi:
Në atë protestë ka shumë elementë që mund të krijojnë një qeveri teknike.
Sot protesta ka nevojë për masivitetin e qytetarëve, deri më sot kemi parë protestë paqësore.
Kjo protestë solli lëvizje politike jo vetëm brenda saj, por edhe jashtë saj.
Protestuesit po bëjnë punën që opozita s'po bën dot.



