Derbi spektakolar, Partizani mposht Tiranën dhe merr kryesimin

Derbi spektakolar, Partizani mposht Tiranën dhe merr kryesimin

Është mbyllur me fitoren e Partizanit derbi i kryeqytetit. Të kuqtë mposhtën me shifrat 2-0 Tiranën, në një ndeshje me të vërtetë spektakolare, e cila u ndërpre disa herë.

Mba zhbllokoi sfidën në minutën e 20-të, duke i dhënë avantazhin Partizanit, pas një krosimi perfekt të marrë nga Hadroj.

Në minutën e 40-të, u akordua penallti për Tiranën, por u anulua pas rishikimit në VAR.

Pjesa e dytë nisi me bardheblutë më kërkues, duke gjetur edhe golin e barazimit në minutën e 49-të, por u anulua për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 63-të, Partizani kishte mundësinë e artë për golin e dytë, por Bekaj priti penalltinë e gjuajtur nga Telushi.

Goli i dytë do të vinte në minutën e 81-të, kur Cara përfiton nga një gafë në mbrojtjen e Tiranës, dhe e dërgon topin në rrjetë.

Me këtë fitore, Partizani merr kryesimin e renditjes me 40 pikë, po aq sa edhe Tirana që zbret në vendin e dytë.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy