Regjisori Kastriot Çipi, për konfliktin me Izraelin, thotë se Palestina një rast pushtimi, për të cilin Europa, Perëndimi, NATO, SHBA nuk thonë asnjë fjalë.
Ai shpjegoi në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, se pushtim quhet që një ushtri e huaj hyn në territorin tënd dhe bën ligjin siç do ajo.
Sipas tij, e gjithë bota deri dje e quante Palestinën, territor i pushtuar.
Territori palestinez është ai që është caktuar në 1948. Palestinezët nuk kanë dërguar përfaqësi ku mbahej tryeza e OKB për ndarjen e Palestinës.
Palestina ishte koloni para lufte, Britania nuk e donte, para lufte. Pas lufte përsëriti kërkesën se nuk e donte më si koloni. Arabët nuk shkuan, kjo ishte gafa e tyre.
Në vitin 1948 u bë ndarja. Me tu bërë ndarja, filloi lufta me bomba. Ka një territor që zyrtarisht dhe formalisht njihet si pjesë e Palestinës, një pjesë është ende e pushtuar.
Zgjidhja nuk është lufta e përjetshme, duhet gjetur një paqe. Di që ka grupe terroriste që hedhin raketa mbi Izraelin.
Po zgjidhjet nuk vijnë nga ushtria, por nga policia kur ke të bësh me terroristë. Izraeli shton territoret se popullsia shtohet, edhe popullsia palestineze shtohet por ngushtohet në hapësirë.
Lindin njerëz nën pushtim dhe terror, si qytetarë të dorës së dytë. Çfarë pret që të bëhen njerëz të paqes?
Interesi shqiptar është për Izraelin. Palestina nuk njeh Kosovën. Një nga gjërat që kemi bërë mirë është vendosja e ambasadës në Jerusalem, me të arritëm njohjen e Kosovës nga Izraeli.



