Protestat e opozitës/ Kalemaj: Termi “revolucion”, i gabuar, i përket të majtës, duhet alternativë e re (VIDEO)

Protestat e opozitës/ Kalemaj: Termi “revolucion”, i gabuar, i përket të majtës, duhet alternativë e re (VIDEO)

Opozita ka paralajmëruar për sot protestën para parlamentit më të gjitha mjetet e mosbindjes civile.

Teksa atë e kanë emërtuar si revolucion nismën e këtyre protestave, politologu Ilir Kalemaj, e cilëson si një term të gabuar emërtimin.

Ai tha në “MCN live”, se revolucionet në tërë historinë e njerëzimit i përkasin të majtës, teksa duhet që opozita të gjej një alternativë të re.

Së pari kemi të bëjmë me faktin se termi revolucion është i gabuar, historikisht i përket të majtës në politikë.

Revolucioni i fundit ka ndodhur para 300 vitesh. Pra, është term i gabuar, dihet se e djathta flet për evolucion, dhe e dyta evolucioni nënkupton rrëzim pushteti në mënyrë të dhunshme. Duhet parë kush është objektivi i kësaj proteste, çifti Berisha-Meta, është i vjetër, duhet alternativë të re.

Sipas Kalemaj, në kushtet në të cilat ndodhet opozita, protestat janë të pashmangshme dhe nuk ka rrugë të dytë.

Janë konsumuar mjetet e parlamentarizmit, opozita nuk ka të drejtë minimale të bëj interpelancë, nuk ka të drejtë të ngrejë Komision Hetimor, nuk ka të drejtë të thërras mocion me debat dhe përjashton drejtuesit opozitar në mënyrë të paprecedent pikërisht sepse duan të drejtën e fjalës.

Kështu që në këto kushte çfarë do të bëj opozita, përveçse të nxjerr njerëzit në rrugë dhe të protestojë.

Në këtë sens, përveç çështjes së Gjykatës pastaj ku mendohet se qeveria ka dorën e saj të zgjatur, pra në këto kushte nuk është se ka ndonjë alternativë tjetër.

Protesta pastaj ka çështjen me strategjinë politike, nuk është e gabuar të bësh një protestë të bazuar në mosbindje civile dhe të kesh disa mekanizma të caktuar me të cilën ti do ta mbash gjallë protestën. Protestat e Lul Bashës, kanë qenë dhe të gjata, dhe më masive edhe me vendosje në bulevard me çadra. Në lidhje me protesta çdo proteste ka marrëveshje politike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy